Lajme

Tallet fort Imer Mushkolaj me Xhelal Sveçlën: Ide gjeniale

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 09 January 2023

Analisti Imer Mushkolaj ka ironizuar fortë më kërkesën e ministrit të Punëve të Brendshëm Xhelal Sveçla, ku ky i fundit ka kërkuar nga shteti gjerman që t`u lejohet shtesave të Kosovës udhëtimi për në këtë shtet me pasaporta me afat të skaduar.

Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se kjo kërkesë ‘është gjeniale’ nga ministri i Punëve të Brendshme.

Shtetasit e Kosovës nuk po mund të pajisen me pasaporta për shkak të mungesës së letrës konkrete për shtypjen e tyre.

-Advertisement-

Sveçla kishte thënë se në janar do të nis dhënie e tyre, por që gjasat janë mjaftë të vogla që kjo të ndodh dhe se ka paralajmërimin se shtypja e pasaportave për shtetasit e Kosovës mund të shtyhet deri në qershor të këtij viti.

Reagimi i Mushkolajt:

Në pritje t’përgjigjes së Gjermanisë për me udhëtu me pasaporta të skadume. Bravo Xhelal, ide gjeniale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta ekstreme e majit – dyshek memory 100€ më lirë!
-Advertisement-

Të tjera