Ekonomi

Taksa e autostradës, kërcënojnë eksportuesit kosovarë

Autori: Gazeta inFokus 16:50 | 26 March 2018

Në kundërshtim të taksës së lartë për mirëmbajtje të autostradës ka dalë është Shoqata e Eksportuesve të Kosovës. Por këta të fundit kanë një kërcenim më të rëndë për qeverinë e Shqipërisë nëse do të aplikoj këtë vendim, e që do të ndikojë direkt në ekonominë e shtetit.

Kryetari i shoqatës së eksportuesve të Kosovës, Jetmir Bytyqi, ka thënë për Infokusin se assesi nuk e pranojnë një taksë aq të lartë që është vendosur për pagim. Ai ka thënë se bojkoti për produktet e Shqipërisë, është veprimi i menjëhershëm që ata do të ndërmarrin pas aplikimi të kësaj takse.

“Prej ditës kur do të aplikohet kjo tarifë, në zyrtarisht shpallim bojkot të produkteve shqiptare të materialeve ndërtimore. Presim një reagim prej anës së Qeverisë së Shqipërisë, meqë jemi të hapur për negociata, përndryshe nuk do të vazhdojmë eksportin”, ka thënë për Infokusin Bytyqi.

-Advertisement-

Bytyqi ka thënë se në rast se kjo tarifë do të vendoset dhe nuk do të ketë hapësirë të negociohet, atëherë eksportuesit kosovarë do të shkëpusin bashkëpunimin me Shqipërinë, duke kërkuar bashkëpunim në vende të tjera.

“Vendosja e kësaj tarife na detyron të shohim alternativa tjera për të bashkëpunuar me vende të tjera për të zëvendësuar produktet e Shqipërisë. Ky veprim do të jetë një revansh nga ana jonë, shkaku se nuk e pranojmë assesi një tarifë kaq të lartë sa na është vendosur për pagim”, ka thënë Bytyqi.

Tutje ai ka thënë se shoqata e eksportuesve kosovarë nuk është kundër vendosjes së taksës për mirëmbajtje, mirëpo është kundër çmimit të lartë që i është vendosur, krahas me vendet në rajon.

“Nuk jemi kundër vendosjes së taksës për mirëmbajtje, por kundër tarifës së lartë. Kemi marrë masa dhe mostra në rajon, dhe kjo është një shumë shumëfish më e madhe. Për taksën e Serbisë paguajmë 10 cent kilometri, për taksën e Maqedonisë vetëm 9 cent në kilometër, ndërkaq kjo e Shqipërisë është 75 cent kilometri. Këtë e vlerësojmë si plaçkë”, ka thënë Bytyqi.

Përndryshe në kundërshtim të kësaj tarife janë edhe kompanitë që bëjnë mbartjen e udhëtarëve Kosovë-Shqipëri. Infokus ka raportuar gjatë ditës se me datën 30 të këtij muaji, ndërmarrësit kosovar do të vendosin barrikadën në rrugën e kombit për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj këtij vendimi. V.K/Infokusi.com

 

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy