Lajme

Takimi i ministrit të jashtëm polak me ambasadorin rus zgjati “vetëm katër minuta”

Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 16 November 2022

Një takim midis ministrit të Jashtëm polak, Zbigniew Rau dhe ambasadorit të thirrur rus në Poloni, Sergey Andreyev, është bërë pas uljes së një rakete vdekjeprurëse në territorin polak i cili ky takim  zgjati “vetëm katër minuta”, sipas një zëdhënësi të qeverisë.

Siç raporton CCN, transmeton Gazeta Infokus, ky takim ka ndodhur pa asnjë shkëmbim mirësjelljeje.

“Ai (Andreyev) u prit, por pa asnjë shkëmbim mirësjelljeje, pa shtrënguar duart, nga ministri Zbignieë Rau dhe delegacioni që e shoqëronte. Ambasadorit iu lexua nota jonë diplomatike, e cila është e ngjashme me komunikatën që publikuam. Ambasadori pranoi pozicionin dhe u largua”, tha Lukasz Jasina, një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Polonisë.

-Advertisement-

Polonia tha se një raketë “prodhuar nga Rusia” goditi vendin të martën, duke vrarë dy persona. Incidenti shënon herën e parë që një vend i NATO-s goditet drejtpërdrejt gjatë konfliktit. Nuk dihet se kush e ka lëshuar raketën, apo saktësisht se nga është gjuajtur.

Në një intervistë tjetër, zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë Paëeł Jabłoński tha për Radion RMF FM se Ministri i Jashtëm Rau i kërkoi Andrejevit të shpjegonte situatën gjatë takimit.

“Ekziston një probabilitet shumë i lartë që kemi të bëjmë me një pasojë të veprimeve të Rusisë,” tha Jabłoński./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera