Lajme

Tahiri reagon për reduktimet: Pasojat po u faturohen edhe atyre që i besuan mashtrimit “Erdhi dita”

Autori: Gazeta inFokus 12:37 | 01 September 2022

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe njëherësh edhe shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahiri ka kritikuar ashpër qeverinë për sipas tij dështimin në menaxhim të krizës me energjinë elektrike, dhe menaxhimin në përgjithësi me krizat në vend.

Sipas Tahirit pasojat po u faturohen qytetarëve madje pikërisht edhe atyre që besuan në mashtrimin “Erdhi dita”.

“Rrymë JO, projeksione për krizën që pritet gjatë dimrit JO. Rroga me rritje JO, zgidhje JO. Opsione për menaxhim JO. Pasojat po u faturohen atyre që u duhet drita, shumë prej tyre janë nga ata që i besuan mashtrimit ‘Erdhi Dita’”, shkruan Tahiri.

-Advertisement-

Ndërsa ai ka shtuar se e vetmja ditë që ka ardhur është ajo e ekzekutivit që po qeverisë në terr.

“E vetmja ditë e ardhur është e atyre që qeverisin në terr! Dijeni një punë, situata është kritike, edhe më kritike sa që ju po e shihni! Po duket që pushteti ju verboi.

Tahiri ka alarmuar duke thënë se gjendja në vend është tepër kritike.

“Dijeni një punë, situata është kritike, edhe më kritike sa që ju po e shihni! Po duket që pushteti ju verboi”, ka përfunduar Tahiri./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera