Lajme

Tahiri (LDK): Strategjia për energjinë, e gabuar, prandaj Vetëvendosje nuk e kaloi

Autori: Gazeta inFokus 14:32 | 24 December 2022

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri, e ka quajtur dembele shumicën parlamentare.

Këtë cilësim ai e ka bërë lidhur me mosmiratimin e “Strategjisë së Energjisë 2022 – 2031” dy ditë më parë si dhe të nesërmen, katër marrëveshjeve ndërkombëtare. Krejt kjo në mungesë të kuorumit.

“Është për keqardhje që nuk ka arritura ta bëjë kuorumin ndonëse mbi 50 përqind të deputetëve në parlament. Kuvendi ka qenë goxha dembel, në veçanti mazhoranca e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje”, është shprehur Tahiri.

-Advertisement-

Ai në emisionin e ekonomisë, Portofol, në Klan Kosova FM, ka theksuar se strategjia për energjinë ishte e mangët si dokument.

“Kjo strategji është e gabuar prandaj edhe nuk e ka kaluar [Lëvizja Vetëvendose]”.

“Jemi në vitin e dytë të krizës energjetike. Nuk kemi pasur as ndërtim të kapaciteteve të reja prodhuese. Blloku A5 është ndaluar dhe kjo na kushton milionë euro import. Krizat janë globale mirëpo zgjidhjet janë lokale. Kapacitetet që I kemi janë jashtë funksionit dhe këtë po e bën udhëhqësia aktuale e KEK. Kështu rrezikojmë të futemi në krizë edhe më të thellë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera