Lajme

Tahiri: Kurthet e dialogut duhet t’ia heqim si barrë vendit

Autori: Gazeta inFokus 22:02 | 03 March 2023

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AKK), Besnik Tahiri, ka thënë se kurthet e dialogut “duhet t’ia heqim si barrë Kosovës”.

“Nga viti 2011 jemi të bllokuar nga kurthet e dialogut, duhet t’i japim epilog dhe t’i kthehemi jetës”, ka shkruar Tahiri.

“Na iku rinia, na u varfëru ekonomia, na mundën shtetet më të dobëta se ne, dhe zbrazja e Kosovës është mesazh”, ka thënë tutje shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së.

-Advertisement-

Sipas tij, kurthi i dialogut ia ka vendosur lakun në fyt Kosovës.

Tutje Tahiri është shprehur se diskutimi për tema jetike është kruciale, duke theksuar se qytetarët janë të pakënaqur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera