Tahiri i AAK-së: Mbështesim planin evropian, bazë e mirë për të vazhduar dialogun

Autori: Gazeta inFokus
14:24 | 11 February 2023
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbështetur planin evropian, pasi e cilëson bazë të mirë për të vijuar dialogun me Serbinë, mirëpo thekson se kjo nuk duhet të merret si mbështetje ndaj Albin Kurtit.
Nga kjo parti thonë se nga takimet që kanë pasur në SHBA, ka ardhur porosi e qartë që duhet angazhim drejt marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.
Deputeti i kësaj partie, Besnik Tahiri, gjatë një konference për media, ku prezantoi takimet e Ramush Haradinajt në Shtetet e Bashkuara, tha se Uashingtoni nuk ka qenë asnjëherë më i angazhuar se tani për të arritur një marrëveshje përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai tha se tashmë është detyrë e secilit në Kosovë që të punojë në funksion të kësaj agjende, raporton kp.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës asnjëherë nuk kanë qenë më të angazhuara në mbështetje të Kosovës, në mbështetje të dialogut dhe arritjes së marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi me njohje, në mënyrë që njëherë e përgjithmonë Kosova të merr një drejtim të sigurt dhe të merr një drejtim drejt Partneritetit për Paqe dhe anëtarësimit dhe forcimit të shtetit.
Vendosmëria e tyre është treguar në secilin takim që ka mbajtur z. Haradinaj… Roli i SHBA-së është jetik dhe angazhimi është konkret sikurse është detyrë shtetërore dhe kombëtare për secilin prej nesh që në këtë kohë të kemi një angazhim serioz dhe një angazhim, i cili është në funksion të kësaj agjende”, deklaroi Tahiri.
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, tha se Haradinaj ka mbajtur takime në Departamentin Amerikan të Shtetit, Kongresin amerikan, në Senat, si dhe ka marrë pjesë në traditën amerikane të Lutjeve të Mëngjesit, ceremoni ku mblidhen liderë nga e gjithë bota.
Ai tha se roli i Aleancës në temën e dialogut dhe përballjen me Serbinë është i ndershëm dhe shumë transparent. Ndërsa foli edhe për porositë që sollën nga Shtetet e Bashkuara.
“Roli i Aleancës edhe tash, pro edhe gjatë qëndrimit në Amerikë për temën e dialogut dhe arritjes së marrëveshjes është i ndershëm, është konstruktiv dhe është transparent…
Porositë nga takimet ishin shumë të qarta: Koha është tani, Kosova nuk ka kohë për të humbur, SHBA janë mik dhe mbështetës të lirisë dhe shtet-ndërtimit e pavarësisë së Kosovës dhe në këtë funksion mendoj të gjithë prej nesh duhet ta kemi parasysh”, vijoi Tahiri.
Ai tha se ka dëgjuar eksponentë nga Lëvizja Vetëvendosje se opozita ka shkuar me agjendë të caktuar kundër Qeverisë së Kosovës në Shtetet e Bashkuara, por shtoi se në takimet në Uashington kanë mbrojtur kauzën e Kosovës.
“Nuk ka gjë më të ulët dhe nuk ka qasje me jonjerëzore të flitet për diçka që nuk e dini. Kam qenë në të gjitha takimet. Dhe të vetmen gjë që e kemi bërë e kemi mbrojtur kauzën e Kosovës e kauza e Kosovës është e pastër si loti. Liria jonë ka çmim, sikurse që pavarësia dhe njohja e këtij shteti ne vende të tjera dihet si ka ardhur, me ndihmën e SHBA jo me ndihmën e lobimit të madh që i kanë bërë të tjerët. Perceptimi e gjykimi i situatës drejtë është detyrë kombëtare, është detyrë dhe përgjegjësi e secilit prej nesh”, tha Tahiri.
Ai pati edhe një përgjigje për të gjithë ata që thonë se AAK po e mbështet Qeverinë e Kosovës, duke thënë se e kundërta është ajo çfarë mendojnë për ekzekutivin e udhëhequr nga Kurti.
“Kryeministri Kurti dhe qeveria e tij kanë bërë një menaxhim tepër joserioz dhe kanë qenë partnerë tepër i pasaktë dhe strategjikë. I gjithë kursi i tyre është gabim. Ka shumë që thonë që AAK e mbështet qeverinë, ne nuk e mbështesim qeverinë, ne në fakt mendojmë që nuk ka qeveri më të dobët dhe nuk situatë më të vështirë kur qeveria nuk ka asnjë lëvizje për forcimin e ekonomisë, zbutjen e varfërisë për të ndihmuar njerëzit në nevojë e përforcuar shtetin dhe administratën e shtetit”, tha Tahiri. /kp

Të tjera
-
Qytetarët akuzojnë KRU “Prishtina”: Ndalën ujin që 24 orë në 4 komuna pa asnjë paralajmërim
Qytetarët në katër komuna të rajonit të Prishtinës kanë mbetur pa ujë të pijs...
-
Gjendje alarmante: Fushë Kosova, Obiliqi, Drenasi e Kalabria 24 orë pa ujë
Në fabrikën “Shkabaj” prej të cilës furnizohen me ujë të pijshëm Fushë Kosova...
-
LAJMI I FUNDIT – Dyshohet për the*rrje me thi*kë tek “Ura e Ibrit” në Mitrovicë
Sot në orët e vonëshme po dyshohet për një therje me thikë tek Ura e Ibrit në...
-
Aksident mes dy veturave në Veternik të Prishtinës
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sonte në lagjen “Veternik” të Prishti...
-
Nga burrat e maskuar në shkretëtirë deri te shkatërrimi i elitës ushtarake dhe bërthamore, si e sulmoi Izraeli Iranin
Në mes të natës, në zemër të shkretëtirës iraniane, nis një nga operacionet m...
-
Iu hoq shtetësia pasi punonte si polic në Serbi, N.V. dëbohet nga Kosova, i ndalohet hyrja për 5 vjet
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se për N.V, ...
-
Rrëqeth Miss World Albania, tregon se si tërmeti i 2019-tës në Shqipëri ia ndryshoi komplet jetën
E ftuar në emisionin “ZGJOHU”, Miss World Albania, Elona Ndrecaj, ka rrëfyer ...
-
Klinika Gjermane e Syrit feston 20-vjetorin: Dy dekada profesionalizëm, besim dhe ekselencë mjekësore
Klinika Gjermane e Syrit ka shënuar 20-vjetorin e themelimit me një ceremoni ...
-
Jeton Mushkolaj, kandidat i LDK-së në garën për kryetar të Deçanit
Jeton Mushkolaj është kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës në garën për...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Pejë
Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Rozafa” në Pejë sot rreth o...
-
Mesiq: UÇK-ja ia dha gozhdën e fundit Millosheviqit dhe Jugosllavisë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq në një intervistë për “Info Magazine” ...
-
KFOR-i mban trajnime evakuimi në Rahovec
Ushtarët e misionit të KFOR-it që i përkasin Komandës Rajonale Perëndimore dh...