Tadiç: Me planin franko-gjerman Serbia e humb në paqe atë që s’e humbi në luftë

Autori: Gazeta inFokus
23:25 | 19 November 2022
Në vitin 2007 Boris Tadiç, atëherë president i Serbisë, ishte shpërblyer me Çmimin Evropian për Kulturë Politike që jepet nga Fondacioni Zviceran Hans Ringier. Çmimin prestigjioz një vit më vonë do e fitonte filozofi gjerman Jurgen Habermas.
Pjesën financiare prej 50 mijë eurosh, Tadiç e kishte dhuruar për një maternitet afër Graçanicës në Kosovë.
Në 2008 Kosova do ta shpallte pavarësinë. Evropa e përkrahu, por Tadiç s’u tregua aq evropian sa një vit më herët. Ishte shumë kundër.
Aq shumë sa që dy vjet më vonë, Serbia e dërgoi rastin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Kërkonte të dinte nëse shpallja e pavarësisë ishte në pajtim me ligjin ndërkombëtar. GJND-ja ua plotësoi kërkesën duke e trajtuar rastin dhe doli me vendim se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e shkel të drejtën ndërkombëtare.
Sot e atë ditë Tadiç beson se vendimi lejonte mundësi interpretimi.
Me kohën Tadiç humbi pushtetin politik në Serbi. Partia e tij s’ka fituar asnjë ulëse në Kuvend në zgjedhjet e fundit atje.
Albanian Post ka realizuar një intervistë me Boris Tadiç. Ai vazhdon të mbetet lideri i vetëm pro-evropian në Serbi, por vazhdon të mos e pranoi pavarësinë e Kosovës po ashtu.
Në këtë kohë kur Kosova dhe Serbia duket se janë pranë një marrëveshje, apo një pajtimi paraprak për hapat e marrëveshjes përfundimtare dhe është prezantuar një model tashmë i njohur si franko-gjerman, çfarë mendon Tadiç?
“Jam dhe gjithmonë do të jem kundër pavarsisë së Kosovës. Dhe jeni gabim – Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë asnjëherë nuk iu përgjigj pyetjes tonë dhe duke e shmangur përgjigjen e qartë në pyetje, ata hapën derën e rrezikshme që çdo shtet dhe aktor politik ta interpretojë sipas interesave të veta dhe jo sipas ligjit ndërkombëtar. Ashtu siç ju zgjedhni ta interpretoni, në anën tjetër Serbia dhe shtetet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, zgjedhin të kundërtën. Thoni se ICJ ka shpallur se nuk e shkelë të drejtën ndërkombëtare, ndërsa unë them që asnjëherë nuk ka thënë se është shpallur në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Më lejoni t’jua kujtoj – pyetja jonë ka qenë nëse (shpallja e pavarësisë) ishte në pajtim me të drejtën ndërkombëtare?
Ai thotë se është edhe kundër cdo lloj modeli që synon zgjidhjen e problemeve Kosovë-Serbi. “Nuk është i përshtatshëm dhe si president kam pas refuzuar çfarëdo modeli të ngjashëm. Askush nuk e di se si duket versioni final i planit dhe ashiqare është punë në progres, por çfarëdo plani që lidhet me atë të dy-Gjermanive nuk është i përshtatshëm për rastin e Kosovës dhe nuk është i pranueshëm për mua”
“Nuk mund të krahasojmë modelin e ty-Gjermanive me situatën tonë. Para se gjithash, tek të dy-Gjermanitë ne flasim për një komb të ndarë përkohësisht dhe artificialisht në dy shtete. Dhe e dyta, Gjermania sot e feston ditën kur u bashkuan dhe jo ditën kur u ndanë. E mbi të gjitha – Serbia është anëtare e plotë e OKB-së qysh nga themelimi i OKB-së, ndryshe nga Gjermania Perëndimore dhe Lindore që ishin anëtare pjesëmarrëse para se të pranoheshin bashkërisht si anëtarë të plotë”
Prandaj, është absolutisht situatë e pakrahasueshme. Statusi i Serbisë në OKB nuk mund të krahasohet me Gjermaninë Lindore apo Perëndimore para se ato të bëheshin anëtarë me të drejta të plota. Nuk përkrahë asnjë zgjidhje që e bën Serbinë ta humbë në paqe, atë që s’e humbi në luftë. Kjo nënkupton se nuk përkrahë asnjë njohje, eksplicite apo implicite, të pavarësisë së Kosovës. Fuqishëm besoj se kompromisi është i mundshëm pa të, siç ishte prezantuar në Planin tim Katër Pikësh për Kosovën.

Të tjera
-
Takimi me Netanyahun javën e ardhshme, Trump jep detaje rreth temave që do të diskutohen
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të martën se do të ...
-
Nga sot nis mbulimi i policës kufitare për mërgimtarët, mund të merret falas në të gjitha pikat kufitare
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njo...
-
Prattipati në 249-vjetorin e pavarësisë: E kuptojmë rrugëtimin e Kosovës – historia juaj ngjan me tonën
E ngarkuara me punë në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, ka t...
-
Shfaqej me ar*më në foto, Policia arreston një burrë në Shtime – i gjenden uniforma ushtarake në shtëpi
Policia e Rajonit të Ferizajt ka arrestuar një burrë në fshatin Reçak të Shti...
-
Rama njofton për nisjen e zbatimit të plotë të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për pensionet
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se nga sot ka nisur zbatimi ...
-
Kurti konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga presidentja: Kam marrë pjesë më herët e do të marrë edhe tash
Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ko...
-
Rihapet rruga për në Merdare, përfundon bllokada e protestuesve serbë
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga në drejtim të Pikë...
-
Serbët bllokojnë rrugën drejt Merdarës
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se të mërkurën, nga ora 18:...
-
S’respektuan urdhrat e policisë, arrestohen gjashtë persona në veri
Janë arrestuar gjashtë persona në veri të vendit, pasi të njëjtit nuk kanë re...
-
Rohde prezent në ceremoninë e ndërrimit të komandës gjermane të KFOR-it
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka marrë pjesë në cere...
-
Digj*et një hapësirë fushore te Kalaja e Kulinës në Kamenicë
Është përfshirë nga zjarri një hapësirë fushore te Kalaja e Kulinës në Kameni...
-
Temperaturat e larta, Gjykata Komerciale vendos për reduktim të orarit të punës
Gjykata Komerciale ka vendosur të reduktojë orarin e punës si rezultat i temp...