Lajme

Tabelat e reja në veri po pastrohen pasi u lyen me bojë

Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 19 March 2024

Tabelat që tregojnë në shqip dhe serbisht emrat e vendbanimeve në veri të Kosovës, po pastrohen sot, pasi u ngjyrosën me bojë.

Ministria e Infrastrukturës para disa ditësh vendosi t’i heq tabelat e vendosura nga Serbia dhe t’i zëvendësojë me ato të Kosovës.

Mediumi Kossev raporton se punëtorë të kësaj ministrie sot kanë pastruar tabelat e lyera në Rudar dhe Grabovc.

Plani është që sot të pastrohen të gjitha tabelat deri në Jarinjë, shkruan ky medium.

-Advertisement-

Tabelat e reja të komunikacionit në shqip zëvendësuan tabelat e mëparshme të Serbisë. Mirëpo, në më pak se 24 orë, tabelat e reja u lyen me bojë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera