Tabe Krasniqi, shembull i një fermereje të suksesshme

Autori: Gazeta inFokus
14:21 | 17 November 2019
Sektori i bujqësisë, është bërë atraktiv edhe për femrat, të cilat me angazhimin e tyre në veprimtari bujqësore po tregohen mjaft të suksesshme. Njëra ndër këto fermerë është edhe Tabe Krasniqi, e cila ka më shumë se 10 vjet që merret me mbarështimin e lopëve qumështore. Veprimtarinë e saj blegtorale ajo e zhvillon në fshatin Vitomiricë të Pejës, ku menaxhon një fermë të lopëve me rreth 80 krerë lopë qumështore
“Ferma jonë merret kryesisht me rritjen e lopëve qumështore. Kemi diku 80 krerë lopë dhe veprimtarinë në këtë fermë e kam nisur para 10 viteve”, tregon blegtorja, Krasniqi, duke treguar se në këtë veprimtari ajo ka të punësuar katër persona.
E dita e një blegtoreje asnjëherë nuk është rutinë. Kjo për shkak të sfidave që ka kjo punë. Tabe Krasniqi përkundër shumë sfidave ia ka dalë mbanë kësaj pune. “Çdo biznes i ka ato vështirësitë e veta, por duhet me qenë këmbëngulës që të arrish qëllimet. Kjo veprimtari sjell edhe përfitime, e krahas kësaj ka edhe vështirësi”, thotë ndër tjerash ajo, duke shtuar se punën në sektorin e blegtorisë më mirë e kryen një grua se sa një mashkull.
Veprimtarinë e saj blegtorale, ajo planifikon që ta zgjerojë edhe më tej, duke e rritur numrin e lopëve në fermën e saj.
Mbështetje për investimet në fermën e saj, fermerja Krasniqi, ka marrë edhe nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
“Kjo stallë është rinovuar përmes mbështetjes së MBPZhR-së me grantin investiv prej 100 mijë euro, ku vlera e mbështetjes së ministrisë në këtë grant ka qenë 60 për qind, ndërsa vetë financimi ka qenë 40 për qind, por krahas kësaj investime në fermë kërkohen prapë, pasi që mungon edhe dhoma e qumështit”, ka thënë ajo.
Përveç blegtorisë, Krasniqi merret edhe me kultivimin e disa kulturave bujqësore, sic është gruri dhe misri, ku falë angazhimit të saj e bashkë me këtë edhe mbështetjen së Ministrisë së Bujqësisë, rezultatet në këtë fermë nuk po mungojnë. Nga kjo veprimtari bujqësore, kjo familje po gjeneron të ardhura të kënaqshme, si dhe ka arritur të punësojë edhe persona tjerë.
“Ky biznes është komercial, nuk është biznes familjar, ku nga të ardhurat që sigurojë këtu mbajë katër fëmijë dhe burrin. Sidomos përmes kësaj veprimtarie kam arritur të mbulojë shpenzimet për shkollimin e tyre”, thotë ajo.
Ndryshe, MBPZHR-ja po vazhdon mbështetjen e sektorit të blegtorisë, si përmes granteve investive ashtu edhe përmes subvencioneve.

Të tjera
-
Arrestohen pesë persona në Pejë, dyshohet se po përgatitnin vrạsje
Në Pejë janë arrestuar pesë persona të dyshuar për veprën penale ‘vrasje’ dhe...
-
Raportohet se është arrestuar një shtetas i Kosovës nga Serbia, dyshohet për vjedhje të druve
Pjesëtarë të MPB-së së Serbisë, në Medvegjë raportohet të kenë arrestuar një ...
-
Zgjedhjet në Gjermani: Si votojnë gjermanët me origjinë të huaj?
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Gjermani të dielën (23.02) rreth 6...
-
Zelensky bisedon me Ramën, falënderon popullin shqiptar për mbështetjen ndaj Ukrainës
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka falënderuar qeverinë dhe popullin ...
-
Gazeta greke: Në gjysmën e parë të vitit 2024, gati dy milionë kosovarë vizituan Greqinë
Pas zbatimit të liberalizimit të vizave nga Bashkimin Europian më 1 janar 202...
-
Iu trefishuan votat, Hykmete Bajrami falënderon mbështetësit: Vullnetin e qytetarëve e respektojmë
Kandidatja për deputete e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila ka siguruar vot...
-
Trump përplaset brenda Shtëpisë së Bardhë me guvernatoren demokrate të Maine, ajo ia kthen: Shihemi në gjyq
Presidenti Donald Trump u përplas me guvernatoren demokrate të Maine, Janet M...
-
KQZ nga e hëna hyn në javën e tretë të numërimit të votave, kritika që s’ishte e përgatitur sa duhet për procesin
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka përfunduar numërimin e vota...
-
“E kam pa që shkollat publike kanë më shumë nevojë për mua.. Nuk kanë as letër të bardhë” Sala Jashari tregon se la punën për t’i hyrë garës për deputete në PDK
Sala Jashari, tashmë deputet e zgjedhur në zgjedhjet e 9 shkurtit nga radhët ...
-
Studimi: Pa SHBA’në, Europës në një konflikt potencial me Rusinë do t’i duheshin 350 mijë ushtarë shtesë
Në rast të një konflikti me Rusinë Evropës pa ndihmën e SHBA-së do t’i duhet ...
-
Haki Abazi pasi nuk arriti të bëhet deputet: Kosova është në një udhëkryq të madh
Haki Abazi, i cili kandidoi në zgjedhjet e 9 shkurtit për deptuet me listën e...
-
Sụlmoi zyrtarin policor, arrestohet një person në Fushë Kosovë
Një person është arrestuar pasi ka sulmuar zyrtari policor në Fushë Kosovë. ...