Opinione

Ta luftojmë “albanofobinë” e të mos mbjellim mes nesh e askujt “krishterofobi” e “islamofobi”!

Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 26 October 2023

Shqiptarët duhet ta ngrisin kombin para çdo gjëje tjetër, ndërsa trekonfesionalizmin ta mirëmbajnë si vlerë që s’e ka as edhe një popull i vetëm në Evropë.

Ne si shqiptarë nuk duhet të përdorim shprehje si “krishterofob” apo “islamofob”, sepse po të ishte ashtu, atëherë si do të duhej të quheshin luftërat e tmerrshme që kanë ndodhur dhe që po ndodhin mes vetë shteteve të krishtera dhe mes vetë shteteve muslimane.

A ka “krishterofobi” sot në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës? Apo, a kishte dhe a ka “islamofobi” mes luftërave të Iranit, kurdëve, turqve dhe Arabëve? S’është punë e shqiptarëve të merren me “krishterofobi” apo “islamofobi”. Shqiptarët e kanë jetike ta luftojnë me të gjitha mjetet “albanofobinë” që nga pushtimi romak, bizantin, osman e sllavo-grek.

-Advertisement-

Kjo është me rëndësi për ne, e jo ta quajmë shoqi shoqin “krishterofob” apo “islamofob”, ndërkohë që pushtuesit s’kanë pyetur fare, janë munduar të na zhdukin si popull edhe si të krishterë (romakët, bizanti e sllavo-grekët), edhe si muslimanë (osmanët e sllavo-grekët). Pushtuesi ngelet pushtues, pavarësisht përkatësisë etnike, kombëtare apo fetare. A.H.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera