Lajme

Sveçla pas arrestimit të serbit: Krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë nuk i falim

Autori: Gazeta inFokus 22:27 | 07 March 2023

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se krimet që janë kryer gjatë luftës në Kosovë as nuk i harrojmë e as nuk i falim.

Sveçla këto deklarata i bëri pasi sot është arrestuar një qytetar i nacionalietit serb i cili akuzohet se gjatë vitit 1999, në cilësi të personit zyrtar, ka ushtruar dhunë, torturë e keqtrajtim ndaj civilëve të pafajshëm shqiptarë.

“Krimet që janë kryer gjatë luftës në Kosovë as nuk i harrojmë e as nuk i falim. Drejtësia për secilin akt ç’njerëzor ndaj popullatës së pafajshme është e pashmangshme.Sot jam njoftuar se është arrestuar një qytetar i nacionalitetit serb që akuzohet se gjatë vitit 1999, në cilësi të personit zyrtar, ka ushtruar dhunë, torturë e keqtrajtim ndaj civilëve të pafajshëm shqiptarë. I njejti po ashtu akuzohet se në bashkëpunim me struktura paramilitare serbe ka marrur pjesë edhe në dëbimin dhe shpërnguljen me dhunë të qytetarëve të Kamenicës”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Tutje Sveçla tha se drejtësia është e domosdoshme dhe e pashmangshme.

“Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë dhe ky është një fakt i njohur botërisht. Kryesit e akteve kriminale ndaj popullatës së pafajshme nuk janë dënuar asnjëherë për këto krime ose janë dënuar minimalisht. Teksa ne e kemi të freskët dhimbjen për secilin qytetar të shtypur, të keqtrajtuar, të dëbuar, të masakruar e të zhdukur, drejtësia është domosdoshmëri. Është e vonuar por është e pashmangshme”, tha tutje ai.

Ndryshe Policia ka bërë të ditur se është arrestuar personi me inicialet Z.A i nacionalitetit serb, i dyshuar për krime lufte në Kamenicë në vitin 1999.

I pandehuri dyshohet se në cilësinë e personit zyrtar, kishte keqtrajtuar qytetarin me inicialet B.M në stacionin policor në Kamenicë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera