Lajme

Sveçla: Në natën kur Vuçiq tha se polici serb i Kosovës i shndërroi targat në RKS, iu dogj shtëpia

Autori: Gazeta inFokus 07:18 | 09 September 2022

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se rreshtori i Policisë së Kosovës i nacionalitetit serb që shndërroi targat ilegale në ato legale RKS i është djegur shtëpia.

Sveçla tha se shtëpia e tij u djeg në natën kur Vuçiq ka thënë se shndërrimi i targave ilegale në ato legale është bërë nga dy pronarë veturash, e që njëri prej tyre punon në institucionet e Kosovës.

“Vucic njoftoi opinion në Serbi që ka dy pronarë veturash të cilët kanë bërë shndërrimin nga targat ilegale në targat legale, ku tha njëri prej tyre punon në institucionet e Kosovës. Atë natë shtëpia e një rreshteri të Policisë së Kosovës të nacionalitetit serb është djeg.

-Advertisement-

Ka pas thyerje në shtëpinë e tij dhe gjysma e shtëpisë së tij është djeg nga persona të paidentifikuar deri tash,. Kjo është cytje e drejtpërdrejt e bërë nga Vuçiq drejt njerëzve të tij për të vepruar në territor të Kosovës”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera