Lajme

Biden “humbet” sërish! Meloni nxiton për ta ndihmuar, e çon pranë liderëve të tjerë për të bërë foto

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 14 Qershor 2024

Presidenti 81-vjeçar i SHBA-ve, Joe Biden, u pa duke u larguar gjatë një demonstrimi me parashutë në samitin e G7.

Ndërsa liderët e tjerë qëndruan në vend, presidenti amerikan filloi të largohej ngadalë prej tyre dhe më pas qëndroi duke parë në të majtë, ndërsa dukej se vëzhgonte një parashutist që mblidhte pajisjet e tij, raporton Daily Mail.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni vuri re se Joe Biden nuk ishte aty për foton që do të bëhej, kështu që ajo iu afrua dhe duke e kapur lehtë për krahu, e çoi përsëri te liderët e tjerë.

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy