Lajme

Sveçla në 25-vjetorin e Epopesë: Familja Jashari trasoi rrugën nga e cila nuk mund dhe nuk duhet të devijojmë

Autori: Gazeta inFokus 12:40 | 05 March 2023

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka përkujtuar rënien heroike të familjes Jashari në kuadër të 25-vjetorit të kësaj ngjarje.

“Në mëngjesin e 5 marsit të vitit 1998 familja e lavdishme Jashari në Prekaz u rrethua nga forca të shumta ushtarake të ushtrisë serbe. Kjo nuk ishte hera e parë e rrethimit të tyre. Angazhimi i tyre ishte fakt i papranueshëm për agresorin serb. Por kjo ishte hera e fundit, sepse këtu nisi kthesa historike e luftës sonë që Serbia gjenocidale nuk e pati menduar. Nisi lufta e madhe për çlirim”, ka shkruar Sveçla.

Sveçla ka thënë se “Serbia me mjetet e saj të rënda të luftës shkoi kundër synimit të vet. Madhështia e saj përmes armëve u sfidua nga madhështia e rezistencës së familjes Jashari. E këtu zuri vend frymëzimi e vullneti i mbarë popullit tonë për një luftë të re”.

-Advertisement-

Ministri Sveçla ka shtuar se familja Jashari ka trasuar rrugën të cilën, sipas tij “nuk mund dhe nuk duhet të devijojmë”, duke theksuar se rezistenca dhe sakrifica e tyre për liri janë “udhërrëfyesi më i qartë për ne në punën për Republikën”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera