Lajme

Sveçla me akuza për Rakiqin: Në bashkëpunim me bandat kriminale e të armatosura po i mirëmbanë barrikadat

Autori: Gazeta inFokus 19:11 | 20 December 2022

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka akuzuar ish-ministrin për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq se po bashkëpunon me bandat kriminale për mirëmbajtjen e barrikadave në veri, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në “Facebook”, Sveçla ka thënë se janë duke bërë përpjekje maksimale me partnerët për heqjen e barrikadave.

“Goran Rakic në bashkëpunim me bandat kriminale e të armatosura po i mirëmbanë barrikadat që kanë bllokuar qytetarët tanë dhe pjesëtarët e policisë së Kosovës tash e 11 ditë. E vetmja gjuhë që ata njohin dhe trumbetojnë janë vrasjet ndërsa e vetmja gjuhë që ne njohim është stabiliteti, rendi dhe ligji, ndaj të gjithëve dhe pa dallim. Ne jemi duke bërë përpjekje maksimale me partnerët tanë për heqjen e barrikadave pa asnjë eskalim të mundshëm në ndërkohë këta po i armatosin bandat brenda barrikadave”, ka shkurar ai.

-Advertisement-

Gjithashtu, ministri ka thënë se kushdo që në cilëndo formë ka cenuar sigurinë e vendit tonë do të ballafaqohet me drejtësinë.

“Nuk ka kompromis me krimin. Kushdo që në cilëndo formë ka cenuar sigurinë e vendit tonë do të ballafaqohet me drejtësinë. Kriminelët dhe qytetarët nuk janë në të njëjtën anë. Asesi nuk mund të kushtëzohet liria e lëvizjes dhe zhvillimi i të gjithë qytetarëve me lirinë e kriminelëve që me aktet e tyre terroriste kanë rrezikuar para se gjithash të gjithë qytetarët pa dallim.
Policia e Kosovës është një dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve në tërë territorin e Republikës së Kosovës si dhe në shërbim të ligjit që ju kërkon llogaridhënie shkelësve të tij”, ka shkruar Sveçla./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera