Lajme

Supremja ia zbut dënimin vrasë*sit të Gjyljeta Ukellit nga burgim i përjetshëm në 30 vjet, reagon vëllai: Na vra*në edhe një herë

Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 16 July 2026

Vëllai i Gjyljeta Ukellës, Shpati, ka folur pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Supreme për Edmond Lajçin.

“Nuk deklarohemi më për media. Prej këtij momenti, heqim dore nga drejtësia”, u shpreh ai për Klan Kosova.

Edmond Lajçi, i akuzuar për vrasjen e gruas së tij, Gjyljeta Ukella, është dënuar me 30 vjet burgim nga Gjykata Supreme.

-Advertisement-

Lajçi ishte i akuzuar se më 16 prill të vitit 2024, rreth orës 8:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Pejë, e ka privuar nga jeta me armë zjarri bashkëshorten e tij, viktimën Gjyljeta Ukella, për shkak të problemeve të vazhdueshme që i pandehuri kishte pasur me viktimën, duke i ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike me herët.

Kurse, ditën kritike, Lajçi kishte shtënë një herë me armë zjarri në drejtim të viktimës, duke e qëlluar në pjesën ballore të kokës dhe si pasojë e kësaj të shtëne është shkaktuar vdekja e menjëhershme e viktimës.

Atë ditë, ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe ishte paraqitur në Stacionin Policor të Pejës, ku vetë kishte njoftuar se “e vrava gruan”.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy