Lajme

Supermarketi i SPAR-it në Arbëri, pret fluks të madh klientësh

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 06 March 2022

Cilësia e shërbimeve dhe gama e gjerë e produkteve me çmime që i përgjigjen cilësisë së produkteve, kanë bërë që kësaj të diele njëri nga supermarketet SPAR-it të vërshohet nga klientët e saj të shumtë.

Qindra konsumatorë kanë vërshuar në pikën 5 të SPAR-it, në supermarketin i cili ndodhet në lagjen Arbëria, pranë ambasadës së SHBA-ve, duke shijuar dizajnin unik dhe duke u furnizuar produktet me çmime të favorshme e cilësi të klasit të lartë, që vetëm SPAR mund ti ofrojë.

Që nga data 1 mars, Supermarketi i ri SPAR në lagjen Arbëria, ka filluar punë nga data 1 mars, me një hapësirë̈ mbi 1600 m2, duke gjeneruar mbi 40 vende të reja të punës si dhe me një gamë më të gjerë të produkteve të shëndetshme, duke filluar nga ushqimet e freskëta, pjekurinat, pijet, frutat dhe perimet, ushqimet pa gluten dhe pa GMO e deri tek mishi, peshku dhe produkte delikatese (djathëra të ndryshme, ullinjtë dhe të tjera).

-Advertisement-

Pika SPAR në lagjen Arbëria është pika më e madhe e SPAR në Kosovë me mbi 10.000 artikuj prezent dhe me një dizajn unik sipas standardeve ndërkombëtare të dizajnuar nga selia qendrore e SPAR. Përveç gamës së gjerë të produkteve, freskisë dhe ofertave me çmimet më të mira në treg, supermarketi i ri SPAR ofron edhe ushqime të gatshme, ambient modern për kafe si dhe shërbime financiare përmes Moneta – Money Gram./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera