Sport

Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje tjera

Autori: Gazeta inFokus 09:15 | 30 March 2019

Pas dy ndeshjeve të zhvilluar dje në Superligën e Kosovës, sot do të zhvillohen edhe dy tjera.

Në Kastriot, skuadra e KEK-ut pret skuadrën e Drenicës. KEK-u që tashmë është përshëndetur nga elita e futbollit kosovar kërkon të bëjë befasi ndaj Drenicës, e cila gjendet në mesin e tabelës, në vendin e 6-të.

Ndërkaq në ndeshjen tjetër që zhvillohet në Gjilan vendasit presin Trepçën 89, në një ndeshje ku do të thotë shumë për njërën ashtu si skuadrën tjetër, pasi të dyja ekipet po luftojnë për ti ikur barazhit.

-Advertisement-

Të dy ndeshjet fillojnë nga ora 14:00./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera