Super prona në qendër të Prishtinës që do të shitet me aprovim nga Bordi i Kurtit
Autori: Gazeta inFokus 15:57 | 26 May 2022
Një pronë shumë e vlefshme që ndodhet në “zemër”” të Prishtinës, përkatësisht përballë objektit të Parlamentit të Kosovës, është nxjerrë në shitje me aprovim të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).
Ky Bord udhëhiqet nga Nazmi Mikullovci, ish- kandidat për deputet nga radhët e subjektit politik (LVV-së) që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.
“Kjo valë e shitjeve me të gjitha asetet e tenderuara është aprovuar në Bordin e Drejtorëve”, thuhej mes tjerash në njoftimin e djeshëm të AKP-së.
Prona prej 223 metrash katror është njësi e ish ndërmarrjes “Rilindja”, e cila ndodhet në rrugë kryesore në afërsi të Parlamentit të Kosovës, Komunës së Prishtinës dhe Muzeut Kombëtar, përkatësisht në pjesën më të frekuentuar dhe më të vlefshme të kryeqytetit, raporton Front Online.
Sipas një njoftimi të AKP-së për privatizim, kjo parcelë e ofruar për shitje aktualisht shfrytëzohet si parking, duke lënë të kuptohet se prona është e uzurpuar.
Në anën tjetër, të interesuarit që dëshirojnë ta blejnë këtë pronë u kërkohet një depozitë prej vetëm 15 mijë euro, ndonëse vlera e kësaj prone është shumë e lartë.
Përndryshe, AKP-ja dje ka njoftuar se do t’i nxjerrë në shitje nëpërmjet likuidimit 55 asete, ndonëse kryeministri Kurti kishte njoftuar më herët se do ta bllokojë gjithë procesin e privatizimit në Kosovë.
Të tjera
-
Hamza: Lajm i mirë që zgjedhjet e parakohshme janë temë diskutabile, takimet si ajo e djeshmja të shpeshtohen
Kandidati për kryeministër të Kosovës, nga Partia Demokratike, Bedri Hamza, t...
-
Maqedonci: Vizita e Presidentes në SHBA pjesë e opsioneve që po i shqyrtojmë për blerje të helikopterëve
Për disa ditë, Presidentja Vjosa Osmani ka realizuar një vizitë zyrtare në Sh...
-
Abdixhiku tregon se çka u fol në takimin me kryetarët e degëve të LDK-së
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur për takimin që e pati sot me kry...
-
Konfiskohet arma*tim në veri, Policia e Kosovës bashkë me ministrin Sveçla thërrasin konferencë për media
Policia e Kosovës njoftoi sonte se do të mbahet një konferencë për media në o...
-
Reshjet e mëdha të shiut e çajnë asfaltin në Rrugën B në Prishtinë
Reshjet e shiut këtë pasdite kanë bërë që të ketë edhe vërshime në kryeqytet....
-
Rrugët e kryeqytetit vërshohen nga reshjet e shiut
Reshjet e shiut të cilat filluan pasditen e së martes shkaktuan kolona e bën ...
-
Ekipit serb teatral i ndalohet hyrja në Kosovë
Ekipit serb të shfaqjes ”Libri i Milutinit”, i është ndaluar hyrja në territo...
-
Sveçla në Tiranë nënshkruan marrëveshje për luft*imin e migrimit të paligjshëm
Në prag të Samitit të Berlinit, sot u mbajt në Tiranë konferenca ndërministro...
-
Hovenier: Platforma “Made in Kosova” do të përmirësojë imazhin global të biznesit të Kosovës
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë ishte për të kënaq...
-
Gërvalla e Peci vizitojnë Leposaviqin: Në çdo cep shihet dhe ndihet kujdesi i shtuar i institucioneve
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, bas...
-
Si dhe kush i sul*moi ueb-faqet qeveritare të Kosovës?
Disa grupe hakerësh prorusë kanë marrë përgjegjësinë mbi sulmet kibernetike q...
-
Çfarë po ndodh me premtimet që Përparim Rama vetëm po i shtynë e nuk po i realizon?
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përpara Rama në vitin 2022 kishte nënshkrua...