Lajme

Kina kundërshton pjesëmarrjen e Tajvanit në Asamblenë Botërore të Shëndetit të këtij viti

Autori: Gazeta inFokus 15:42 | 14 May 2024

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Wang Wenbin, u shpreh në një konferencë të rregullt shtypi, se pala kineze ka vendosur të mos lejojë Tajvanin të marrë pjesë në Asamblenë Botërore të Shëndetit të këtij viti.

Ky vendim jo vetëm i përmbahet parimit të Një Kine, por ruan seriozitetin dhe autoritetin e rezolutave përkatëse të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe Asamblesë Botërore të Shëndetësisë.

Wang tha se autoritetet e DPP dhe disa vende të tjera, pretenduan që moslejimi i Tajvanit për të marrë pjesë në OBSH do të çonte në një boshllëk në sistemin ndërkombëtar të parandalimit të epidemisë. Ata e përdorën këtë si justifikim për të përkrahur pjesëmarrjen e Tajvanit në OBSH. Kjo është krejtësisht e paarsyeshme.

-Advertisement-

 

“Sipas parimit të një Kine, qeveria qendrore kineze ka marrë masat e duhura për pjesëmarrjen e Tajvanit në çështjet globale të shëndetit. Vitin e kaluar, 21 grupe prej 24 personash nga Tajvani i Kinës, aplikuan për të marrë pjesë në aktivitetet teknike të OBSH. Qeveria qendrore kineze i miratoi të gjitha. Tajvani ka një pikë kontakti të Rregulloreve Ndërkombëtare të Shëndetit të lëshuara nga OBSH, që mund të marrë menjëherë informacion mbi urgjencat e shëndetit publik . Gjithashtu mund t’i raportojë menjëherë OBSH-së. Këto fakte tregojnë plotësisht se qeveria qëndrore e Kinës është sinqertë në trajtimin e çështjeve shëndetësore të bashkatdhetarëve të Tajvanit. Masat proaktive të marra janë praktike, ndaj të drejtat shëndetësore të bashkatdhetarëve të Tajvanit janë të garantuara.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera