Sport

Sulmuesi i Kosovës shërohet nga coronavirusi

Autori: Gazeta inFokus 15:22 | 27 March 2020

U bë futbollisti i parë i Kosovës që u prek nga coronavirusi dy javë më parë.

Por tani pas dy jave izolim, Valdrin Mustafa ka marrë lajmin më të mirë të vitit, pasi testi i fundit që ka bërë ka rezultuar negativ.

Sulmuesi i skuadrës së dytë të Hannover 96,  këtë gjë e ka konfirmuar në një prononcim për Telegrafin.

-Advertisement-

Pas 14 ditëve izolim së bashku me familjen e tij, Mustafa ka thënë se më nuk ka asnjë simptomë të Covid-19 dhe se ka dalë negativ.

“Testin e fundit që e kam bërë sot e kam marrë rezultatin. Falë Zotit ka dalë negativ dhe tani jam mirë”, deklaroi Mustafa.

Ai tregon se gjatë kësaj kohe ka qëndruar vetëm me familjen i izoluar në shtëpinë e tij.

“Kam qëndruar për 14 ditë i izoluar në shtëpi së bashku me familjen. Kemi respektuar rregullat dhe tani gjithçka është në rregull”, vazhdoi tutje Mustafa.

22-vjeçari tregon se përveç tij testet e fundit i kanë bërë edhe anëtarët e tjerë të familjes dhe të gjithë kanë rezultuar negativ.

“Edhe familjarët që kanë qëndruar me mua në shtëpi kanë bërë testin dhe kanë rezultuar negativ”, tha  Mustafa.

Krejt në fund ai u bëri thirrje të gjithëve që të qëndrojnë në shtëpi deri sa të kalojë kjo pandemi.

“U bëjë thirrje të gjithëve të qëndroni në shtëpi dhe t’i respektoni rregullat, vetëm kështu mposhtet kjo pandemi. Duhet të ketë shumë kujdes, pasi lehtë nuk është, por shqiptarët nuk janë dorëzuar asnjëherë dhe do ta mposhtin edhe këtë”, përfundoi Mustafa.

Valrdin Mustafa aktualisht luan te Hannover 96 dhe është pjesë e rregullt e Kosovës U21.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera