Sport

Sulmuesi i Evertonit vjen me huqjen e vitit, Ancelotti ‘çartet’ në stol

Autori: Gazeta inFokus 18:27 | 13 September 2020

Tottenhami dhe Evertoni po luajnë duelin e parë të sezonit të ri të Premierligës, shkruan Gazeta inFokus.

Në ndeshjen që po zhvillohet në ‘Tottenham Hotspur Stadium’ në Londër, 45 minutat e parë janë mbyllur me rezultat të barabartë 0-0.

Rastin më të mirë për gol e pati sulmuesi i Evertonit, Richarlison, i cili në minutën e 16’ pati një shans shumë të mirë për gol, por nuk arriti ta dërgonte topin në rrjetën e kundërshtarit.

-Advertisement-

Huqja e talentit brazilian e ka nervozuar tej mase trajnerin, Carlo Ancelotti, i cili nga stoli është parë shumë i nevrikosur me mundësin e humbur nga Richarlison.

Më poshtë keni momentin kur sulmuesi i Evertonit e humbi rastin më të mirë në këtë përballje pas pjesës së parë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera