Lajme

Sulmohet seksualisht një grua në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 16 February 2023

Një grua ka njoftuar në polici se është sulmuar seksualisht nga një person i panjohur, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë rasti ka ndodhur mesditën e së mërkurës në Prizren.

Gjithashtu, policia njofton se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë takuar viktimën, të cilën e kanë dërguar për tretman mjekësor.

-Advertisement-

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërkaq njësitet e Policisë së Kosovës janë duke e hetuar rastin.

“Viktima  femër kosovare ka kërkuar ndihmë pasi që dyshohet se e njëjta ishte ngacmuar seksualisht nga një person i panjohur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë takuar viktimën, të cilën e kanë dërguar për tretman mjekësor dhe e njëjta është intervistuar. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, njoftoi PK./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera