Lajme

Sulmohet seksualisht një grua në Fushë Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 20 December 2022

Një grua në Fushë Kosovë ka raportuar në polici se është sulmuar seksualisht nga një burrë, shkruan Gazeta Infokus.

Siç njofton policia, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 02:30.

“Viktima kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar seksualisht. Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit ndërsa i dyshuari është në kërkim policor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Rasti vazhdon të hetohet./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera