Lajme

Sulmi në Poloni, a po provokohet një eskalim i rrezikshëm nga Rusia?

Autori: Gazeta inFokus 23:24 | 15 November 2022

Të paktën dy raketa, që raportohet të jenë të Rusisë, kanë rënë në zonën kufitare mes Ukrainës dhe Polonisë, duke lënë dy të vdekur.

Mediat polake si dhe agjencia e lajmeve Associated Press, kanë raportuar se përgjegjëse për raketat është Rusia, por deri tani nuk ka ndonjë informacion të konfirmuar, raporton Gazeta Express.

Ky sulm ka shtyrë Poloninë që ta rris gatishmërinë ushtarake.

-Advertisement-

Zëdhënësi i Qeverisë së Polonisë, Piotr Muller, ka thënë se Qeveria po e rrit nivelin e gatishmërisë ushtarake si reagim ndaj sulmit, përderisa ka konfirmuar vdekjen e dy personave.

Muller ka deklaruar Qeveria e Polonisë po e aktivizon nenin 4 të Traktit të NATO-s, që nënkupton të thirret një takim i shteteve anëtare pasi që “integriteti territorial, dhe pavarësia politike e siguria”, janë kërcënuar.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është treguar i matur, duke thënë se duhet të mblidhen fillimisht të gjitha faktet.

“NATO po e vëzhgon situatën dhe aleatët po konsultohen vazhdimisht. Është me rëndësi që të mblidhen të gjitha faktet”, ka dekluar Stoltenberg.

Në anën tjetër, Ministria ruse e Mbrojtjes, raportimet i ka quajtur “provokime të qëllimshme që kërkojnë eskalimin e situatës”.

“Deklaratat e mediave dhe zyrtarëve polakë për rënien e supozuar të raketave ‘ruse’ në zonën e Przewoduwit janë një provokim i qëllimshëm për të përshkallëzuar situatën. Asnjë goditje ndaj objektivave pranë kufirit shtetëror ukrainas-polak nuk u krye nga raketat ruse. Mbeturinat e publikuara nga mediat polake nga vendi i ngjarjes në fshatin Przewoduw nuk kanë asnjë lidhje me armët ruse”, thuhet në reagim.

Këtij mohimi, janë munduar t’i ndihmojnë edhe mediat ruse, duke raportuar se raketat që kanë rënë sot në Poloni, mund të jenë të Ukrainës. Një ekspert rus ushtarak ka thënë për “RIA Novosti” se raketat ruse nuk mund ta arrijnë Poloninë.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të tjera fuqi perëndimore kanë thënë se po hetojnë për të gjetur se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.

Ndërkohë, Byroja e Sigurisë Kombëtare e Polonisë është duke mbajtur një mbledhje emergjente dhe pritet që ta jap një deklaratë së shpejti.

E gjitha ka ndodhur në ditën kur Rusia ka lansuar një sulm masiv me raketa ndaj infrastrukturës energjetike në Ukrainë. Mes qyteteve të goditura, është edhe kryeqyteti, Kievi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera