Sulmet kibernetike, KMShK: Mediat të kenë kujdes në trajtimin e informacioneve sekrete
Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 28 September 2022
Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) në mbledhjen e fundit ka diskutuar për publikimin në media të informacioneve që kanë rrjedhë nga hakerët iranianë, e që kishin të bënin edhe me Kosovën.
Sipas njoftimit për media KMSHK ka diskutuar edhe vendimin e Prokurorisë së Tiranës që ua ndalon mediave në Shqipëri t’i publikojnë këto informacione.
Në njoftim thuhet se duke marrë parasysh se informacione të ngjashme mund të ofrohen në të ardhmen edhe për gazetarët dhe mediat në Kosovë, Këshilli e ka parë të arsyeshme që të dalë me një qëndrim se si duhet qasur informacioneve të tilla dhe çfarë duhet pasur kujdes para publikimit të tyre.
Siç thuhet në njoftim çështja e publikimit ose jo të informacioneve që rrjedhin nga burime të ndryshme është e ndjeshme dhe në Kosovë.
“Kjo është e rregulluar me ligjet përkatëse që kanë të bëjnë me klasifikimin e informacioneve, mbrojtjen e burimeve të gazetarisë dhe Kodin e Etikës të KMShK-së”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se gazetarët duhet të kenë kujdes kur përdorin informacione që rrjedhin nga organet e sigurisë, veçanërisht ato të ndjeshme.
“Të gjitha informacionet duhet trajtuar me kujdes. Është e nevojshme që gazetarët dhe mediat të ndërtojnë standarde se si t’i përdorin këto informacione. Është e rëndësishme që mediat të kenë qëndrim editorial pse kanë vendosur t’i publikojnë materialet që mund të rrjedhin edhe nga hakerët, siç është rasti në Shqipëri dhe cili është interesi i publikut për to. Po ashtu, duhet konfirmuar vërtetësia e informacionit që është rrjedhë, në mënyrë që publiku të mos vihet në lajthitje”, thuhet tutje në njoftim.
Ndërkaq, sipas njoftimit, gazetarët dhe mediat duhet verifikuar nëse kanë të bëjnë me sekret shtetëror dhe nëse me publikimin e të dhënave cenohet sekreti i hetimit.
“Nuk duhet zbuluar emrat e dëshmitarëve ose rrethanat që mund t’i dëmtojnë hetimet. Në rastin e raportimit për atentatet e supozuara në Kosovë sekreti i hetimit nuk është cenuar, sepse rasti ka ndodhur muaj më parë. Mediat duhet të kenë kujdes se si i publikojnë informacionet, duke i redaktuar dhe mos i bërë publike të dhënat personale të personave që përmenden aty”.
Mediat, po ashtu sipas njoftimit duhet të konfirmojnë që burimi është i saktë.
“Duhet pasur parasysh mundësinë e falsifikimit, si psh. informacionet mund të ofrohen nga një email i rrejshëm ose mund të paraqiten edhe në forma të ndryshme të lajmeve të rreme, si ‘deep fake’. Hakerët mund të falsifikojnë, me qëllim që ta dezinformojnë publikun”.
Ndër të tjera në njoftim sqarohet se publiku ka interes që të informohet se çfarë ka mundur t’iu ndodh udhëheqësve shtetërorë ose zyrtarëve të tjerë të rëndësishëm.
“Rregullativa ligjore dhe dokumentet etike me të cilat funksionojnë mediat dhe gazetarët janë të qarta, andaj atyre nuk mund t’iu ndalohet me asnjë vendim prokurorie a gjykate që të mos i publikojnë informacionet që janë në interes të publikut. Marrë parasysh të gjitha këto, KMShK konsideron se mediat duhet t’i publikojnë informacionet e tilla”, thuhet tutje në njoftim të KMShK-së.
Të tjera
-
Policia gjen sërish ạrmë dhe mụnicion në veri, ishin fshehur në një kotec pulash – arrestohet një 68-vjeçar
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur sërish armë dhe municion në veri t...
-
Gashi: Takim i përzemërt i kandidatëve të LDK-së me banorët e lagjes Qerkezi në Obiliq
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 11, Xhafer G...
-
Qeveria Kurti godet direkt diasporën: Dyfish më shtrenjtë çmimet e biletave për Prishtinë
Me heqjen e vizave, kosovarët kanë nisur të lëvizin më shpesh në Zonën Scheng...
-
Akshampazar, Albini rehaton tezakun dhe militantët nëpër poste publike
Kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, pak para se ta përfundoj m...
-
Shahin Dervishaj viziton Polacin e Hasan Prishtinës: Në këtë vizitë, u frymëzova nga pasioni dhe dedikimi që ata kanë treguar për Kosovën
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës me numrin 77, Shahin D...
-
Ministrja Haxhiu kapet në rrenë për herë të dytë për qaforen me çmim marramendës?
Një qafore luksi e prodhuar nga marka e njohur e argjendarisë “van Cleef and ...
-
“Qëndrojmë pranë popullit të Suedisë”/ Osmani reagon pas sulmit në një shkollë në Orebro
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për fatkeqësinë...
-
Mbushet sheshi i Gjilanit për Bedri Hamzës: Më 9 shkurt, përfundon pritja për investime në Anamoravë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim masiv ...
-
Hakohet faqja e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, reagon ministri Rashiq
Ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka bërë të ditu...
-
Musliu: Fshati Abri na ngrohu zemrat me mikëpritjen dhe mbështetjen e jashtëzakonshme
Ganimete Musliu, kandidatja për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike ...
-
Kolgeci: Kosova ka nevojë për ndryshim, dhe ky ndryshim po vije me LDK-në
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 91, Selman K...
-
Linda Bekteshi: Na ndajnë edhe katër ditë, por vetëm fillimi i rrugës që po e ndërtojmë bashkë
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 66, Linda ...