Sulmet kibernetike: FBI në ndihmë të Australisë për të kapur hakerët

Autori: Gazeta inFokus
21:25 | 01 October 2022
Australia ka kërkuar ndihmën e FBI-së për kapjen e hakerëve përgjegjës për një ndër sulmet më të mëdha kibernetike në këtë vend. Hakerët vodhën të dhëna personale, ndër to adresat e shtëpive, numrat e lejeve të drejtimit të automjeteve dhe të pasaportave të mbi 10 milionë klientëve të kompanisë gjigante të telekomunikacionit Optus.
Pasi u vodhën të dhënat masive të klientëve, kompanisë Optus iu kërkua nga hakerët që të paguajë. Por, në vazhdim pati edhe një zhvillim të papritur. Në një platformë në internet pati edhe një ndjesë publike nga një llogari që hetuesit besojnë se i përket njërit prej hakerëve të dyshuar, i cili mund të jetë shqetësuar nga vëmendja që mori ky rast, njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Phil Mercer.
“Ka shumë sy. Nuk do t’ia shesim të dhënat askujt. Ndjesë 10.2 milionë australianëve të cilëve u dolën të dhënat. Nuk na u bë pagesa, por nuk na intereson më”, shkruhej në atë llogari.
Qeveria australiane fajësoi Optus-in, një nga kompanitë më të mëdha të telekomunikacionit në vend. Ministrja australiane për sigurinë kibernetike, Clare O’Neil, tha se kompania ua kishte bërë të lehtë hakerëve të hynin në sisteme.
“Ajo çfarë përbën shqetësim për ne është se ndaj Optus-it u bë një ndërhyrje krejt e thjeshtë. Nuk duhet të kemi një kompani telekomunikacioni në këtë vend që ka lënë praktikisht një dritare hapur që të vidhen të dhënat e kësaj natyre”, tha ajo.
Por, drejtorja ekzekutive e kompanisë Optus, Kelly Bayer Rosmarin, mohoi që masat mbrojtëse kibernetike të kompanisë të kenë qenë të pamjaftueshme. Ajo tha se të dhënat kishin qenë të kriptuara dhe se kishte disa nivele mbrojtjeje. Shumë klientë të kompanisë kanë tashmë shqetësimin e thellë se të dhënat e tyre personale janë kompromentuar.
FBI-ja i është bashkuar tashmë përpjekjeve për të identifikuar autorët e vjedhjes së të dhënave.
Frank Montoya Jr., ish-agjent special i FBI-së, i tha rrjetit mediatik Australian Broadcastin Corp., se mund të jetë përfshirë një qeveri e huaj.
“Përpiqemi të përcaktojmë nëse është një shtet apo një organizatë kriminale. Kjo mund të rezultojë një sfidë, pasi ndonjëherë vetë shteti është organizatë kriminale. Më vjen p.sh. në mendje Koreja e Veriut, që i kërkon këto të dhëna për arsye të ndryshme. Por, ndonjëherë u duhen edhe vetëm për t’i shitur në tregun e zi të internetit (dark web), që të sigurojnë të ardhura”, thotë ai.
Ekspertët australianë të sigurisë kibernetike kanë paralajmëruar se nëse kompanitë nuk bëjnë më shumë për të mbrojtur të dhënat personale të klientëve të tyre, ndërhyrjet e piraterisë kibernetike, si tek kompania Optus, mund të ndodhin sërish.

Të tjera
-
Dehari sot do t’i drejtohet Presidentes Osmani për hapat e mëtutjeshëm në konstituimin e Kuvendit
Kryesuesi i seancës së djeshme konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehar...
-
Konstituimi i Kuvendit në vendnumëro – “një proces që ka rrezik të zgjasë me javë të tëra”
Vazhdimi eventual i mbajtjes së qëndrimeve të kundërta dhe të ngurta politike...
-
Ballkani Perëndimor, Kos pret përparim të madh në procesin e zgjerimit
Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, ka deklaruar se vitin aktual dhe në vite...
-
Foshnja në lavatriçe – nis gjykimi për rastin që tronditi opinionin në Kosovë
Në Gjykatën Themelore në Pejë ka nisur seanca fillestare për rastin skandaloz...
-
ShBA’ja heq sanksionet ndaj anëtarit të kabinetit të Orbanit
Shtetet e Bashkuara kanë hequr sanksionet që kishin vendosur në janar ndaj, A...
-
Emilja Rexhepi pretendon se seanca e djeshme dështoi për shkak të mungesës së deputetëve: Ka vota për formimin e institucioneve
Deputetja boshnjake Emilja Rexhepi ka komentuar dështimin e seancës konstitui...
-
KEDS njofton për vendet që mbesin sot pa rrymë
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë, ka njoftuar se sot...
-
Mustafa i LDK-së: Dje e kuptoi gjithë Kosova se VV i ka vetëm 52 vota
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thën...
-
Aksident në mes dy veturave dhe një kombi në Vranjevc (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para disa minutave në lagjen “Kondra ...
-
ZPS’ja përmbyll paraqitjen e provave në gjyqin ndaj Thaçit e të tjerëve: Rreth 3 mijë prova materiale në shumë gjuhë
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka përmbyllur paraqitjen nga ana e sa...
-
ZRrE aprovon shtrenjtimin e rrymës për 16.1 për qind
Në mbledhjen e sotme Zyra e Rregullatorit të Energjisë e ka aprovuar shtrenjt...
-
Policia po heton vde*kjen e një burri në Prizren
Policia e Kosovës është duke hetuar një rast të vdekjes që ka ndodhur mbrëmje...