Lajme

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella shtrohet në spital, i nënshtrohet një operacioni në zemër

Autori: Gazeta inFokus 23:19 | 15 April 2025

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella është shtruar mbrëmjen e sotme në një spital në Romë ku i është nënshtruar një operacioni për implantimin e një stimuluesi kardiak. Një ndërhyrje e planifikuar që nuk shkakton asnjë shqetësim, raportojnë mediat italiane.

Lajmi i bë i ditur nga Pallati Presidencial, i cili shpjegoi se sot kreu i shtetit priti edhe homologun e tij të Malit të Zi.

Ndër të parët që komentoi ishte Presidenti i Senatit Ignazio La Russa në rrjetet sociale: “Hajde President, kthehu së shpejti. Ju presim”.

-Advertisement-

Ndërsa kryeministrja Meloni tha se “Italia e pret së shpejti, me forcën dhe përkushtimin e tij.”

Po ashtu politikanë të shumtë italiane i kanë uruar Presidentit Mattarella urim sa më të shpejtë.

Ndërkohë të gjitha angazhimet e tij e ditëve në vijim janë anuluar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A e dini ku janë ZBRITJET ma t’mdhaja për festën e Bajramit?
-Advertisement-

Të tjera