Sulme të vazhdueshme nga qentë endacakë në Prishtinë, Rama thotë se ka bërë punë të jashtëzakonshme për trajtimin e tyre
Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 12 April 2022
Të hënën në rrjetet sociale u publikuan disa pamje të rënda ku shihet qartë se si një grua në pikë të ditës sulmohet nga qentë endacakë në lagjen C në Prishtinë. E brenda ditës menjëherë u publikuan edhe pamje të tjera ku një grua tjetër u sulmua nga qentë në lagjen Dragodan në kryeqytet.
E këto dy raste nuk janë të vetmet kjo pasi problemi me qentë endacakë është qysh moti dhe po vazhdon ende, e sulmet e tyre ndaj njerëzve janë pothuajse të përditshme.
Një reagim pas publikimit të këtyre pamjeve pati dje edhe i pari i kryeqytetit, Përparim Rama, i cili tha se problemi me qentë endacakë nuk mund të zgjidhet vetëm nga komuna e Prishtinës e madje kërkoi bashkëveprim në këtë aspekt edhe nga qeveria dhe komunat e tjera.
Ndërsa sot gjatë ditës ai publikoi raportin e tij të punës që ka bërë sipas tij në komunë që nga fillimi i mandatit.
Ai punën e tij për qentë endacakë po e konsideron si të jashtëzakonshme, dhe në raport ka shpalosur projektet e tij dhe ato te nisura nga ish kryetari Shpend Ahmeti.
“Është bërë një punë e jashtëzakonshme për trajtimin e qenve endacak, me ç’rast janë ndërmarrë veprimet si në vijim:
Janë duke u zhvilluar procedurat finale për ndërtimin e Qendrës së përkohshme për trajtimin e qenve endacak në Hajvali”, thuhet në raportin e Komunës së Prishtinës.
Gjithashtu, në këtë raport janë përmendur edhe veprimet tjera që janë ndërmarrë në kuadër të trajtimit të qenve endacak në kryeqytet.
“Ndarja e 10 hektarëve për ngritjen e “Strehimores për Kafshë” në Slivovë; Është hartuar strategjia 10 pikëshe për qentë endacak”, thuhet në raport.
Po ashtu, është bërë e ditur se Komuna e Prishtinës ka organizuar konferencën rajonale për bashkëpunim ndër-komunal, e cila qëllim ka pasur gjetjen e një zgjidhje afatgjatë për qentë endacak.
“Koordinimi i vazhdueshëm me AUVK për fillimin e regjistrimit të qenve endacak; Është nënshkruar marrëveshja me operatorët e jashtëm KSVL (kapje, sterilizim, vaksinim dhe lëshim); Është bërë ngritja e pikave ushqyese për qentë endacak nga 5 në 23 sosh”, thuhet tutje në raportin e komunës.
Mirëpo se kur do të finalizohet kjo punë “e jashtëzakonshme” e Përparim Ramës për problemin me qentë endacakë dhe se kur do të fillojë që kjo punë të vërehet edhe në terren mbetet të shihet./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Senati e konfirmon të nominuarin e Presidentit Trump John Ratcliffe në krye të CIA
John Ratcliffe është konfirmuar si drejtori i ri i Agjencisë Qendrore të Inte...
-
Lumiri Abdixhiku “thumboj” Vjosa Osmanin për tubimin në Prishtinë, mirëpo pamjet nga “Gjergj Fishta” e tregojnë të vërtetën
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka bërë një kra...
-
Hamza premton: Nëse pagat për 50%, e pensionet për 70% s’i rris brenda vitit të parë, jap dorëheqje
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Ulpiana e Memli Krasniqit radhitet përkrah PDK–së: Jemi bashkë për një Kosovë ma të mirë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, zhvilloi një takim...
-
Hamza: 150 milionë euro të destinuara për rrugën drejt Pejës kanë humbur dhe nuk janë shfrytëzuar
Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, gjatë intervistës në emision...
-
Dumoshi falënderon Prishtinën: Kjo është mbështetja madhështore e qytetit të vjetër
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi, ka publikuar fotog...
-
Dervishaj: Edhe Drenasi mundet 77 herë “Ma mirë”
Kandidati për deputet me numër 77 nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovë...
-
Bedri Hamza: Sa herë kam qenë në pozitë i kam rritur pagat, i rris prapë për 50%
Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, i ftuar në emisionin "Pressi...
-
Rrezarta Krasniqi: 350 mijë euro u shpenzuan për lluks dhe “tallava” në “Davos”, ndërkohë Kosova nuk siguroi asnjë njohje të re
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pas...
-
Hamza për ndërtimin e termocentralit me gaz amerikan: Kemi hupur shumë kohë si Kosovë
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Hamza tregon se cili është çelësi i gjithë përkrahjes që po ia bëjnë qytetarët
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Pamje të rënda: Veterani i UÇK-së pëson aksident derisa ishte LIVE në facebook
Veterani i njohur i UÇK-së, Muhamed Kuka, ka pësuar aksident trafiku. Kuka i...