Lajme

Sulm seksual, trafikim me gra e 5 raste të dhunës në familje për vetëm një ditë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 30 August 2022

Për vetëm një ditë në Kosovë kanë ndodhur 5 raste të dhunës në familje, një sulm seksual e edhe trafikim me qenie njerëzore.

Sipas raportit 24 orësh të policisë rreth orës 16:00 në Prishtinë dy burra e kanë futur me forcë në veturë një grua dhe e kanë sulmuar seksualisht, derisa policia nuk ka dhënë detaje nëse të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Mirëpo kanë bërë të ditur se rasti është duke u hetuar, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

“Viktima femër kosovare ka informuar se dy persona të pa njohur e kanë futur me forcë në veturë dhe më pas e kanë sulmuar seksualisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Një rast tjetër ka ndodhur në Prizren ku në orën 23:30 është arrestuar një burrë nën dyshimin se në lokalin e tij ka mbajtur dhe ka shfrytëzuar një grua me nënshtetësi serbe.

Rasti është cilësuar si trafikim me qenie njerëzorë dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se në lokalin e tij ka mbajtur dhe shfrytëzuar  viktimën femër shtetase të Serbisë. I dyshuari pas intervistimit  me vendim të Prokurorit, dërgohet në mbajtje, rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa në këtë raport policia ka njoftuar edhe për 5 raste të dhunës ku viktimë e burrave ishin 7 gra,

Rasti i parë në raportin e policisë është në Fushë Kosovë, ku një burë ka rrahur gruan e tij dhe pas arrestimit i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Fushë Kosovë 29.08.2022 – 10:00. I dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij  viktimës femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të Prokurorit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Një rast tjetër është në Prishtinë ku një grua është rrahur nga vëllai i saj, sipas policisë pas një mosmarrëveshjeje verbale.

“Prishtinë 29.08.2022-NN. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të Prokurorit,  i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Dy raste të tjera kanë ndodhur në Prizren. Një burrë në ka rrahur gruan me të cilën bashkëjeton dhe një rast tjetër ku një djalë është raportuar se vazhdimisht shkakton dhunë në familje.

“Prizren 28.08-29.08.2022- 12:00 – 06:30. Ankuesja, kosovare, ka raportuar se gjatë periudhës së lartpërmendur, i dyshuari mashkull kosovar me të cilin bashkëjeton  ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj duke i shkaktuar lëndime trupore. Rasti në procedurë hetimore.

Prizren 29.08.2022-17:30. Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi është duke shkaktuar dhunë në familje ndërsa sot i ka dëmtuar edhe disa orendi në shtëpi. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit,  është dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore’, thuhet nga policia.

Po ashtu në Gjakovë një burrë në gjendje të dehur në mesnatë ka rrahur gruan dhe vajzën dhe është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij, dy viktima femra kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërkaq një rast i dhunës në familje ka ndodhur edhe në Vushtrri ku një burrë ka rrahur gruan e vajzën dh policia e ka liruar të njëjtin në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunën ndaj bashkëshortes dhe motrës së bashkëshortes dy viktimave femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti  në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Raste të tilla të dhunës në familje, të sulmeve seksuale e dhunimeve janë në rritje në Kosovë, madje janë shndërruar në një fenomen shqetësues. Rasti i fundit ku një vajzë 11 vjeçare u dhunua nga 5 burra në Prishtinë për 7 orë, ka tronditur vendin, derisa deri më tani janë arrestuar vetëm 4 të dyshuar për kryerjen e këtij akti barbar./Gazeta Infokus/

E rëndë: Vajza që u dhunua nga pesë burra në Prishtinë është 11 vjeç

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera