Lajme

Sulm me thikë në Ferizaj: Plagosen dy persona, i dyshuari arratiset

Autori: Gazeta inFokus 09:45 | 10 July 2026

Një incident me thikë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ferizaj, ku dy persona dyshohet se janë sulmuar me thikë.

Siç ka konfirmuar për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë për rajonin  e Ferizajt, Kanun Veseli, rasti ka ndodhur rreth orës 07:50 në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në afërsi të Postës Qendrore në Ferizaj.

Të lënduarit janë transportuar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt, pasi kanë marrë ndihmën e parë në vendin e ngjarjes nga ekipet mjekësore.

-Advertisement-

“I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprime intensive hetimore për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, tha Kanuni

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy