Lajme

Suharekë: Punëtori i KEDS-it rrëzohet nga lartësia, pëson lëndime trupore

Autori: Gazeta inFokus 09:45 | 09 April 2022

Një zyrtar i KEDS-it është rrëzuar nga një lartësi rreth tri metra, në rrugën “Bali Kuqi” në Suharekë, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar se punëtori ka pësuar lëndime trupore.

Gjithashtu, është bërë e ditur se I njëjti është dërguar në spitalin rajonal për trajtim.

-Advertisement-

Sipas mjekëve ai është jashtë rrezikut për jetë.

“I njëjti është dërguar në spitalin rajonal dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera