Lajme

Suharekë: Pengoi arrestimit e vëllait, arrestohet bashkë me të

Autori: Gazeta inFokus 09:14 | 18 February 2023

Një person është arrestuar në Suharekë, pasi gjatë arrestimit të vëllait të tij në lidhje me një rast “Kanosje”, ka penguar policinë në kryerjen e detyrës.

Policia ka raportuar se janë arrestuar dy të dyshuarit, dhe pas intervistimit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, kurse tjetri është liruar me procedurë të rregullt.

“Fsh. Sllapuzhan, Suharekë 17.02.2023-18:10. Gjatë arrestimit të të dyshuarit mashkull kosovar në lidhje me një rast ‘Kanosje’, vëllai i tij ka penguar policinë në kryerje të detyrës zyrtare. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera