Rajoni dhe Bota

Suedia shtrëngon masat anti-COVID

Autori: Gazeta inFokus 19:15 | 24 November 2020

Përpjekjet e Suedisë për të luftuar koronavirusin u rritën të martën, pasi u vendos një masë e re ndalimi për muajin tjetër: Jo më shumë se tetë njerëz së bashku. Kjo masë shtesë erdhi dy ditë pasi kryeministri Stefan Lofven përdori një fjalim të rrallë televiziv për të nxitur qytetarët e vendit të bëjnë atë që duhet për të luftuar pandeminë.

Sidoqoftë, ndalimi zbatohet vetëm për tubimet zyrtare publike; restorantet, dyqanet dhe bizneset u nënshtrohen rregullave të ndryshme dhe mbeten të hapura, duke dhënë ndjesinë që në fakt nuk kanë ndryshuar asgjë. Në rrugët e kryeqytetit, restorante, apo dhe në transportin publik njerëzit nuk mbajnë maskë madje janë dhe shumë pranë njëri-tjetrit.

Që nga fillimi i pandemisë, Suedia ka zgjedhur një qasje tjetër dhe shumë të debatuar për të trajtuar krizën shëndetësore duke mbajtur të hapura pjesë të mëdha të shoqërisë.

-Advertisement-

Ajo është mbështetur kryesisht në rekomandimet për popullatën për të mbajtur distancën fizike dhe lutjet e përsëritura vetëm për të vepruar me përgjegjësi. Deri më tani, 6500 njerëz kanë vdekur nga COVID-19 dhe numri i rasteve të reja dhe vdekjeve është rritur me shpejtësi në javët e fundit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera