Suedezi Svante Paabo fiton Çmimin Nobel për Mjekësi
Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 03 October 2022
Shkencëtari suedez, Svante Paabo, ka fituar Çmimin Nobel për Mjekësi, për shkak të zbulimeve të lidhura me evolucionin njerëzor.
Ky çmim, ndër më prestigjiozët në botën shkencore, është ndarë nga Asambleja për Nobel e Institutit Karolinska në Suedi dhe ka vlerën e 900.357 dollarëve amerikanë.
Me Nobelin për Mjekësi nis sezoni i ndarjes së çmimeve Nobel në fusha të ndryshme, përfshirë atë për paqe, letërsi, fizikë, kimi dhe ekonomi.
“Ai ka mbetur pa fjalë, ka qenë shumë i lumtur”, ka thënë Thomas Perlmann, Sekretari i Komitetit të Nobelit në fushën e mjekësisë, i cili ia ka kumtuar Paabos lajmin.
“Ai më ka pyetur nëse mund të ndante lajmin me dikë, nëse mund t’i tregonte dikujt, dhe unë i thashë se është në rregull. Ai ka qenë tej mase i gëzuar për këtë çmim”.
Paabo, djali i biokimistit, Sune Bergström – po ashtu fitues i Çmimit Nobel – është vlerësuar për transformimin e studimit të origjinës njerëzore, duke krijuar qasje tjera që mundësojnë analizimin e ADN-së nga gjurmët arkeologjike dhe paleontologjike.
Në mesin e studimeve të tij përfshihet edhe ajo e një gjeni të neandertalëve, që shpërfaq lidhjen mes qenieve njerëzore që nuk ekzistojnë më dhe njeriut të ditëve të sotme./rel
Të tjera
-
Osmani mbërrin në Bullgari me ftesë të Hillary Clinton, merr pjesë në Clinton Global Initiative
Me ftesë të ish-Sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, H...
-
Bashkimi Evropian ndalon katër media ruse
Bashkimi Evropian tha të premten se pezulloi të drejtën e funksionimit pë...
-
Blerja e teksteve shkollore subvencionohet edhe sivjet
Sikurse vitin e kaluar, edhe sivjet Ministria e Arsimit ka vendos...
-
Shqiptarët duan tre fëmijë si variant i një familjeje ideale
Sondazhi i fundit i Barometrit në Euronews Albania, ka ngritur disa pyetje pë...
-
Maqedonci: Angazhimi i FSK-së në operacionin Interlflex tregues i bashkëpunimit me Britaninë
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar...
-
Osmani: Kosova e meriton të bëhet anëtare e KiE-së
Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, gjatë takimit të Komiteti...
-
Regjistrimi i popullsisë shtyhet deri më 24 maj në 11 komuna
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për shtyrjen e afatit të...
-
Moti për këtë fundjavë
Këtë fundjavë në Kosovë do të mbajë mot me diell, por nuk do të mungojnë vran...
-
Haradinaj: Dështimi në KiE i Kosovës i faturohet vetëm Albin Kurtit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se mospërfshirja e Kosovës për ...
-
Kurti thoshte se tokat e Manastirit të Deçanit qenë kusht urgjent për anëtarësim në KiE, Kosova sot s’qe as në agjendë
Kosova sot përfundimisht nuk arriti të jetë as pjesë e agjendës së Këshillit ...
-
Krasniqi thotë se zgjedhjet janë të domosdoshme: PDK e ka të paalternativë integrimin evropian
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë sot se zgjedhjet e parakohshme jan...
-
Pagesat vazhdojnë edhe me euro, edhe me dinarë
Posta e Serbisë dhe Kursimorja e Postës e Serbisë, të cilat operojnë në veri ...