FOKUSI NË BUJQËSI

Subvencionohen fermerët e blegtorisë dhe bletarisë në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 15:59 | 30 August 2018

Drejtoria e Bujqësisë në komunën e Prishtinës, ka realizuar projektin e subvencionimit të fermerëve në fushën e blegtorisë dhe bletarisë.

Sipas komunës, për blegtori janë përkrahur fermerët që kanë 3-10 krerë gjedhe qumështore, ndërsa, 30-150 krerë dele dhe dhi.

“Nga 313 fermerë që kanë aplikuar, kriteret i kanë plotësuar 291 sosh. Shuma e ndarë për një për një gjedhe është 53 euro, kurse për një dele ose një dhi 10 euro. Në bletari, janë përkrahur të gjithë ata që kanë pasur 10-30 shoqëri të bletëve, ku prej 223 aplikantëve, 219 i kanë plotësuar kushtet”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Kurse, për një shoqëri të bletëve, janë ndarë nga 8.5 euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera