Lajme

Stuhi e fuqishme dimërore në SHBA, tre viktima/Bora arrin në 1.2 metra!

Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 15 December 2022

Të paktën tre persona humbën jetën, pasi një stuhi e fuqishme dimërore po lëviz në lindje të Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar tornado në shtetet jugore dhe mbuluar me borë pjesën tjetër të vendit.

Një djalë 8-vjeç e nëna e tij 30-vjeçe ndërruan jetë në Luiziana, kur shtëpia e tyre u shkatërrua nga një tornado. Në të njëjtin shtet e për të njëjtën arsye, edhe një grua 54-vjeçe gjeti vdekjen.

Stuhi të mëdha kanë goditur edhe pjesën qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shkaktuar mbyllje të rrugëve e shkollave, pasi shumë shtete raportojnë se bora arrin deri në 1.2 metra lartësi. Rreth 3 mijë e 300 fluturime u shtynë dhe mbi 150 u anuluan.

-Advertisement-

Rreth 500 mijë persona në katër shtete: Nebraska, Uajomi, Dakota e Jugut dhe Minesota u paralajmëruan se do të përballen me stuhi bore, teksa erërat e fuqishme dhe reshjet e borës kanë vështirësuar udhëtimin. Po ashtu, miliona banorë të tjerë në mbarë Amerikën nuk u kursyen nga stuhi të fuqishme bore. Krahas Luizianës, Misisipit, Alabamës do të goditen edhe pjesë të Floridës.

Të paktën 18 tornado goditën Teksasin, Luizianën, Oklahomën e Misisipin, duke shkaktuar dëme materiale. Si rezultat i motit të keq, në Luiziana u shpall gjendja e jashtëzakonshme. Parashikimet janë që pasojat të vazhdojnë edhe ditët e ardhshme. Shumica e shteteve në Amerikë do të ndjejnë ndikimin e stuhive, me temperatura të ulëta e reshje bore. Përveç shteteve amerikane, edhe Kanadaja përballet me stuhi bore dhe erëra të fuqishme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera