Studiuesi francez: Manipulimi i shërbimeve ruse nisi menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës – Dick Marty ishte idiot i dobishëm
Autori: Gazeta inFokus
17:42 | 13 October 2026
Studiuesi i njohur francez Serge MÉTAIS ka shpërfaqur rrënjët e manipulimit të shërbimeve sekrete ruse me librin e Carla del Pontes dhe karakterin ziliqar të Dick Martyt ndaj Pontes, rrjedhimisht manipulimin e tërë Evropës kundër Kosovës së saposhpallur shtet atëherë (2008), raporton Epoka e re.
“Manipulimi i shërbimeve sekrete ruse nisi pothuajse menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ai drejtohej kundër evropianëve, të cilët asokohe ishin thellësisht të përçarë për njohjen e kësaj pavarësie. Ky manipulim shfaqet si pararendës i luftës hibride që Rusia e Putinit zhvillon sot kundër Evropës. Synimi i tij ishte që evropianët të mbeteshin të përçarë për një kohë të gjatë rreth njohjes së Kosovës, përmes hartimit të një raporti që do ta mbante vulën ‘Këshill i Evropës’ dhe do t’i dënonte moralisht përgjegjësit më të lartë të shtetit të ri”, thotë Métais, ndërsa “formalisht, manipulimi nisi me paraqitjen e një mocioni nga një parlamentar rus në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në prill të vitit 2008, vetëm dy muaj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës”. Kjo Asamble për shërbimet sekrete ruse ishte “bazë e jashtëzakonshme për lëshimin e disa prej operacioneve të tyre të dezinformimit”.
“Dick Marty ishte ai që, sipas një tradite shprehjeje që zakonisht i atribuohet Leninit, e quajmë ‘idiot i dobishëm’. Është e rëndësishme të kuptohet çfarë nënkupton kjo në rastin konkret”. Por, çfarë është ky lloj i “idiotit”?
MÉTAIS: “Së pari duhet saktësuar se një “idiot i dobishëm” nuk është “agjent”. Një agjent i shërbimeve sekrete ruse në kohën e Putinit, ashtu si një agjent i shërbimeve sekrete serbe në kohën e Millosheviqit, nuk është njeri i lirë. Ai është “i shtrënguar”. Për arsye të ndryshme, e ka humbur lirinë e veprimit. Mund të ketë dhënë betimin se do t’u bindet urdhrave (siç ndodh me një agjent profesionist). Por kjo nuk është e domosdoshme. Thjesht, ai ka mundur të jetë i shtrënguar, për arsye se këto shërbime do të posedonin mjete të ndryshme presioni ndaj tij, për ta detyruar të veprojë në rrethana të caktuara. Ato mund të kenë mjete ta shtinë “të këndojë” (për shembull, duke zbuluar çështje komprometuese që lidhen me të)”.
(Detajet në një tekst të mëvonshëm në gazetë)
(Serge Métais (1952) është ekonomist, studiues i historisë dhe publicist francez, ish-pedagog universitar, i njohur për studimet mbi sistemet komuniste të Evropës Lindore, historinë e shqiptarëve dhe zhvillimet gjeopolitike në hapësirën postsovjetike. Në vitin 2006, shtëpia botuese prestigjioze franceze Fayard botoi veprën e tij madhore, Histoire des Albanais. Des Illyriens à l’indépendance du Kosovo (Historia e shqiptarëve. Nga ilirët deri te pavarësia e Kosovës )

T� tjera
-
Kurti pranoi paportin vjetor të punës së Institutit të Krim*eve të Kryera gjatë Luf*tës në Kosovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot Institutin e K...
-
Presidentja Shiroka Pula takon kryetarët e komunave, iu premton përkrahje
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar sot m...
-
Ndryshimet në pozitat udhëheqëse të Policisë, Musliu kërkon dokumentacion zyrtar: Ende nuk kam marrë përgjigje
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kërkuar...
-
Kurti: Policia është pajisur me armë të gjata, automjete e autoblinda të reja
Kryeministri, Albin Kurti, ka vlerësuar rëndësinë e Policisë së Kosovës dhe p...
-
Klinika e Radiologjisë ende vazhdon të ballafaqohet me mungesë të stafit “Besoni janë rritur shumë shërbimet”
Zgjerimi i shërbimeve diagnostikuese në Klinikën e Radiologjisë në Qendrën Kl...
-
BQK njofton se ka aplikuar zyrtarisht për përfshirje të Kosovës në SEPA
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar sot se ka dorëzuar zyrtarisht apli...
-
Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merren tri vendime
Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratua...
-
Fundjava me mot të qëndrueshëm, temperaturat zbresin deri në -4 gradë Celsius
Gjatë fundjavës në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i qëndrueshëm, me vra...
-
Gjilan: Katër persona dërgohen në paraburgim për armëmbajtje pa leje
Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Viti, ua ka caktuar masën e paraburgimit...
-
Prattipati pret në takim gjeneralin amerikan Osborn në vizitën e tij të fundit zyrtare në Kosovë
E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosov...
-
Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar ...
-
Qytetari nga Ferizaj gjen rreth 270 euro, i dorëzon në polici
Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, sot, rreth orës 14:00, në r...

































