Studentët kundër heqjes së flamurit kombëtar, aksion para Rektorati
Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 04 May 2017
Me thënien e Hasan Prishtinës “Njeriu pa kombin është asgjë, e kombi pa brezat e ardhshëm shuhet”, të shkruar murin e rektoratit si dhe me vendosjen e flamurit kombëtar në shtatoren e Hasan Prishtinës , Lëvizja Studentore Studim-Kritikë-Veprim ka reaguar sot ndaj heqjes së flamurit kombëtar nga një sallë e rektoratit nga Universitetin e Prishtinës.
Të martën në sallën e Rektoratit të UP-së kur pritej të mbahej një ligjëratë nga Alan Watson nga Richmond CBE i Anglisë me temën “What Brexit means?” flamuri kombëtar është hequr nga radha e flamujve tjerë, një veprim që nuk është pritur aspak mirë dhe është konsideruar i papranueshëm.
Fatri Zhitia nga Lëvizja Studentore Studim-Kritikë-Veprim ka thënë me këtë rast se i respektojnë të gjitha kombet , por asnjë nuk e zëvendëson flamurin kombëtar.
Zhitia: Asnjë flamur nuk e zëvendëson flamurin tonë kombëtar
(Video)
“Ne respektojmë të gjitha kombet dhe simbolet e tyre, ashtu sikur edhe flamurin e Britanisë, megjithatë asnjë flamur nuk e zëvendëson flamurin tonë kombëtar. Hasan Prishtina patriot dhe intelektual shqiptar u angazhua gjatë tërë jetës së tij për arsimin e popullit në funksion të kombit shqiptar dhe ngritjes së tyre”, tha Zhitia.
Ai tha se klanet e paskrupullta që kanë kapur Universitetin e Prishtinës dihet tashmë që kanë braktisur idenë e ngritjes së kombit shqiptar dhe një gjë e tillë duhet të ndalohet.
Zhitia: UP po shkrinë arsimin e kombit në funksion të pasurisë së tyre
(Video)
“Klanet e paskrupullta që kanë kapur UP-në dihet tashmë që kanë braktisur idenë e ngritjes së kombit shqiptar, madje çdo herë e më shumë po e dëshmojnë se si po e mohojnë atë. Ne nuk mund të lejojmë që të njëjtën ta bëjnë edhe përmes institucioneve tona. Hasan Prishtina shkriu tërë pasurinë për arsim, ndërsa të pushtetshmit në UP po shkrijnë gjithë arsimin e kombit në funksion të pasurisë së tyre. Kjo duhet të ndalet. Këtë do ta ndalim”, tha Zhitia.
Studentët këtë veprim e kanë quajtur skandal në vazhdën siç kanë thënë ata të skandaleve të njëpasnjëshme që po prodhohen nga Universiteti i Prishtinës.
Aksioni i studentëve ka filluar para shtatores së heroit Zahir Pajaziti për të vazhduar në oborrin e Rektoratit ku kanë shkruar parulla në murin e ndërtesës së Rektoratit si dhe kanë vendosur një flamur kombëtar në shtatoren e Hasan Prishtinës.
KosovaPress ka raportuar të martën për heqjen e flamurit kombëtar nga salla. I njëjti është zëvendësuar me flamurin e Britanisë së Madhe.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Pluhuri Saharian ...
-
Nesër i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit nga Kosova që humbi jetën tragjikisht në aksident ditë më parë
Nesër do t’i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit nga Kosova, Adem Buzhala, i...
-
Matoshi godet pushtetin e VV-së: Totalisht nën ndikimin rus!
Halil Matoshi ka qenë i ashpër në kritika ndaj qeverisë së Albin Kurtit. S...
-
Geci: LVV dhe PDK janë një brum
Ish-deputeti, Gani Geci, ka folur për bisedën telefonike të Mimoza Kusari-Lil...
-
Gjykata e Beogradit e lë në paraburgim Tefik Mustafën
Tefik Mustafa, u arrestua nga autoritetet e Serbisë në pikën kufitare në Merd...
-
”Vendim i pamençur i kosovarëve të udhëtojnë nëpër Serbi”
Avokati Shkelzen Sopjani sot në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova ësht...
-
Aliu: Animi i Qeverisë për zgjedhjet në Luginë ka qenë veprim i gabuar
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, ...
-
“Alo zemlajke, a po nihemi?” – Publikohet një pjesë nga biseda mes Kusari-Lilës dhe Radojçiqit
Është publikuar një bisedë e shkurtër mes shefes së grupit parlamentar të Lëv...
-
Vizita e Kurtit në fabrikën ku prodhohen dronët Bayraktar, Baykar, ZKM jep detaje
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Stambol...
-
Hendbollisjta me mbulesë nga Guinea që i’a solli Ferizajt kupën e parë në histori
Salematou Camara ka vendosur që karrierën e saj në hendboll ta bëj mijëra kil...
-
Analisti serb Dushan Janjiq: Pas zgjedhjeve të së dielës, Serbia është politikisht më pak stabile
Partia Përparimtare Serbe, e cila përkrahet nga Presidenti Aleksandar Vuçiq, ...
-
Gashi: Kurti me koordinim e pa koordinim ka me e hap urën e Ibrit
Avokati, Tomë Gashi i ftuar në “FIVE”, është shprehur se hapja e urës së Ibri...