Struktura u “shkri” nga korrupsioni, zëvendësohen policët e arrestuar në Morinë

Autori: Gazeta inFokus
10:52 | 11 April 2022
Në pikën e përbashkët kufitare në Morinë është kthyer normaliteti, ndonëse struktura e policisë kufitare u shkri pas arrestimeve për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
E gjithë struktura policore e kësaj pike është zëvendësuar, si dhe po vijon punën normalisht, ku e njëjta situatë është edhe me policinë kufitare të Kosovës.
Procesi i punës si dhe i hyrjes apo daljes se mjeteve e qytetarëve në dy anët e kufirit është sipas procedurave dhe nuk janë vërejtur probleme apo vonesa të pajustifikuara në kufi.
Struktura e policisë kufitare në Morinë u shkri thuajse e gjitha përfshirë edhe nivelet drejtuese të saj dhe tashmë ndodhen në procedim hetimor. Ditën e premte u shoqërua trupa policore e shërbimit si dhe ato të ndërresës për shkak të një hetimi dy vjeçar dhe shkeljet e vërejtura nga përgjimet e SHÇBA dhe SPAK, bashkë me IPK e Kosovës.
Në Gjykatën e Posaçme dje është zhvilluar seanca gjyqësore për 34 urdhër arrestet e lëshuara nga SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre. 32 prej tyre janë efektivë e punonjës të kufirit në Kukës, dhe dy të tjerë qytetarë. Në përgjimet e SPAK që ABC disponon, tregohen raste ku punonjësit u bëjnë presion qytetarëve për ti dhënë para. Ndërsa një vajzë nuk është regjistruar në sistemin TIMS dhe është lejuar të hyjë nga Kosova në Shqipëri kundrejt parave.
Për 16 prej tyre u caktua në mungesë arrest në burg, arrest në shtëpi për 12 të tjerë, për 4 efektivë pezullim nga detyra si dhe masa arrest shtëpie për dy qytetarë.
Në përgjimet e SPAK që ABC disponon tregohen raste ku punonjësit u bëjnë presion qytetarëve për ti dhënë para. Pagesat e që merrnin ishin kryesisht nga 10 euro, por varionte edhe më shumë./abcnews.al

Të tjera
-
“Toka e Babës” – Rifat Smani tregon se është një nga problemet më të mëdha të shqiptarëve, për këtë arsyje nisi serialin e ri
Rifat Smani, një prej aktorëve më të njohur në skenat shqiptare, ka filluar n...
-
Osmani: Sot edhe Kosova feston krah për krah me Amerikën
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në përvjetorin e 249-të të Pavarësisë së ...
-
Kurti takohet me dy deputetë britanikë
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në...
-
Haziri: Vendimi i Kushtetueses është kristal i qartë, por po keqinterpretohet nga LVV
Lutfi Haziri, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se ve...
-
Shefja e UNMIK vizitë në Bruksel, takon Emisarin Sorensen dhe të tjerë, i jep mbështetje dialogut Kosovë- Serbi
Shefja e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Caroline Ziadeh,...
-
Nisin punimet për betonimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër në veri të Mitrovicës
Zëvendësministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi ka publikuar video të punëv...
-
Nxehtë në fundjavë – javën e ardhshme rënie e temperaturave
Mot shumë i nxehtë do të vazhdoj të mbretëroj përgjatë ditëve të fundjavës në...
-
Osmani bisedon me Arifin rreth konstituimit të Kuvendit
Presidentja Vjosa Osmani konsultimet me përfaqësuesit e partive që kanë ulëse...
-
Shenoll Muharremi “godet”, Hekuran Muratin: Ky djalë as nuk e kupton ekonominë e as nuk di çka flet
Analisti i njohur ekonomik, Shenoll Muharremi, ka reaguar ashpër ndaj qëndrim...
-
Trump 40 minuta bisedë telefonike me Zelenskyn, u diskutua furnizmi i Ukrainës me mbrojtje ajrore
Presidenti i SHBA, Donald Trump, zhvilloi një bisedë telefonike ditën e sotme...
-
Endrit Thaçi uron Edi Ramën: Sot feston ditëlindjen miku më lojal i babait
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, i ka uruar ditëlindjen kr...
-
Konsultimet me partitë politike, presidentja Osmani takohet me Veton Berishën
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim deputetin nga komuniteti egji...