Stoltenberg: Putin duhet të kuptojë se nuk mund ta fitojë luftën në Ukrainë
Autori: Gazeta inFokus 20:02 | 15 February 2023
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sot deklaroi se derisa presidenti rus, Vladimir Putin nuk tregon asnjë tregues se dëshiron paqe dhe se ai “duhet të kuptojë” se nuk mund ta fitojë luftën në Ukrainë.
Ai tha se duhet të vazhdojnë t’i ofrojnë Ukrainës armët që i nevojiten për për të rimarrë territorin.
“Pothuajse një vit që nga pushtimi i tij brutal, presidenti Putin nuk tregon asnjë shenjë se po përgatitet për paqe. Përkundrazi, ai po fillon ofensiva të reja dhe po synon civilët, qytetet dhe infrastrukturën kritike. Putini duhet të kuptojë se ai nuk mund të fitojë, dhe për këtë, ne duhet të vazhdojmë t’i ofrojmë Ukrainës shpejt armët dhe municionet që i nevojiten për të rimarrë territorin dhe për të mbizotëruar si një komb sovran në Evropë.”, tha Stoltenberg në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin polak, Andrzej Duda, në Bruksel.
Stoltenberg tha se NATO po ndërmerr hapa të mëtejshëm për të forcuar mbrojtjen e aleancës.
“Ne jemi duke përforcuar praninë dhe gatishmërinë tonë nga Deti i Zi në Detin Baltik, duke përfshirë Poloninë.”, nënvizoi ai.
Stoltenberg u shpreh se NATO do të mbrojë çdo pëllëmbë të Polonisë dhe të gjithë territorin aleat.
Stoltenberg tha se gjatë takimit të tij me presidentin polak diskutuan gjithashtu rolin e Bjellorusisë në luftën e Putinit në Ukrainë.
Ai tha se Bjellorusia po thellon integrimin e saj politik dhe ushtarak me Rusinë. “Ne i bëjmë thirrje Bjellorusisë që t’i japë fund bashkëpunimit të saj në luftë.”, tha Stoltenberg, shkruan CNN.
Ndërsa, presidenti polak, Andrzej Duda tha se Polonia do të vazhdojë të zgjerojë aftësitë e saj ushtarake dhe buxheti i mbrojtjes për vitin 2023 do të rritet me më shumë se 4% të PBB-së.
Të tjera
-
Rohde për të pagjeturit: Keqardhje që s’është bërë progres në 3 vitet e fundit për shkak të bllokadës politike
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, në Ditën Kombëtare për Personat e Z...
-
Ambasada e ShBA-së për të zhdukurit e luftës: Prioritet gjetja e përgjigjeve për familjarët e tyre
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shkruar për Ditën K...
-
Dita e të Pagjeturve dhe Masakra e Mejës, Haradinaj: Kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujt...
-
KFOR-i konfirmon vetaksidentin në Leposaviq: Brenda veturës ishin katër ushtarë
Një veturë ushtarake e KFOR-it është aksidentuar gjatë ditës së martë në fsha...
-
Drita Millaku, Labinotë Demi Murtezi dhe Ardiana Matoshi nga Vetëvendosje, tri deputetet më pasive në Kuvendin e Kosovës
Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin e monitorimit të punës...
-
“Daily Mail” e vlerëson Shqipërinë si perlë të fshehur
Është e lehtë të bindesh për të vizituar një destinacion magjepsës bazuar vet...
-
Tërmeti 6.5 ballësh godet Ishujt Bonin të Japonisë
Një tërmet me magnitudë 6.5 ka goditur Ishujt Bonin të Japonisë të shtunën, n...
-
EULEX: Familjarët e personave të zhdukur kanë të drejtë ta dinë të vërtetën për fatin e të dashurve të tyre
Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) ka marrë pjesë në akt...
-
Gjendet i vd*kur një burrë në Fushë Kosovë, policia nis hetimet
Është gjetur i vdekur një burrë në një banesë në Fushë Kosovë dje. Policia...
-
Kurti: Jam optimist për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shpjeguar se si do ta menaxhojë sfidën...
-
Osmani pret në takim përfaqësues të familjarëve të të zhdukurve të lu*tës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim përfaqësues të familjarëve...
-
Shqiptarët të pa interesuar për politikën
“Barometri” në Euronews Albania i ka pyetur në sondazhin e të premtes qytetar...