Lajme

Stoltenberg e përserit edhe me Kurtin gatishmërinë e NATO-s për intervenim

Autori: Gazeta inFokus 17:21 | 17 August 2022

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ritheksoi edhe në prezencë të Kryeministrit Kurti se trupat e saj ndërhyjnë, nëse eskalon situata. Këto komente ai i bëri duke iu referuar tensioneve të fundit në veri të Kosovës.

Stoltenberg ia përsërit Kryeministrit Albin Kurti ato që më herët tha se ia bëri me dije presidentit serb, Aleksandër Vuciq pak më parë.

Sekretari i NATO-s tha edhe në konferencën e përbashkët për media me Kurtin, se forcat e NATO-s do të ndërhyjnë aty ku ka nevojë, nëse situata përshkallëzohet.

-Advertisement-

Stoltenberg u kërkoi Kosovës dhe Serbisë që të ulin tensionet.

Ai përmendi se alenaca ka 3700 trupa në Kosovë, të cilët janë të angazhuar për ruajtjen e paqes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera