Stadiumi më i shtrenjtë në botë, ngjan me një WC! (Foto)
Autori: Gazeta inFokus 08:15 | 20 September 2018
Duhet të inagurohej në sfidën e fundjavës së kaluar ndaj Liverpoolit, por për shkak se bëhet fjalë për stadiumin më të shrenjtë në botë, vonesat janë të pranueshme pasi po flasim për një projekt të shtrenjtë plot 1 miliardë sterlina që konsiderohet një kryevepër e arkitekturës moderne. Stadiumi i ri i Tottenham, “White Hart Lane”, u pëlqen të gjithëve, ose më saktë, thuajse të gjithëve. Mbase është çështje rivaliteti, ose një projekt mbase i pa konsideruar nga të gjitha këndvështirmet, por fotot ajrore të impiantit të ri, ndërtimi i të cilit është drejt përfundimit kanë shkaktuar ilaritetin e shumë përdoruesve të Twitter, përfshirë edhe vetë disa tifozë të Spurs. Ku qëndron problemi? Forma e stadiumit. Që e parë nga sipër, ngjason në mënyrë shumë të dyshimtë me një tualet pra me një WC.
Ngashmëria nuk ka kaluar pa u vënë re dhe kur Tottenham ka publikuar fotot në profilin në “Twitter”, startoi stuhia qesharake mes fotomontazheve dhe komenteve. Ka nga ata që e mbuluan stadiumin me një kapak WC, apo nga ata që publikuan foton e banjos së shtëpisë duke shkruar emrat e disa sektorëve të stadiumit “White Hart Lane”. Ata që përfitojnë nga rasti janë padyshim rivalët, tifozët e Arsenal, të cilët druhen se impianti i ri mund të parakalojë modernizmin e stadiumit të tyre, “Emirates”. Por edhe vetë tifozët e Spurs-ave, kanë shfaqur një dozë të madhe ironie, duke lënë një numër të madh komentesh qesharake, ndonëse Tottenham ka ende shumë motive për të qenë krenar me stadiumin e ri.
Klubi po përshpejton punimet dhe tashmë që nuk mundi ta inagurojë stadiumin për datën 15 shtator, po punohet akoma më fortë që Tottenham mund të dëshmojë në sytë e mbarë botës kryeveprën e fundit të arkitekturës sportive botërore. Dhoma zhevshje gjigante, mundësia për të mirëpritur ndeshje të NFL dhe dy ekrane gjigante LED prej 325 inch. Maksimumi i teknologjisë së mundshme, për një investim të rëndësishëm në gjëndje për ta renditur Tottenham mes klubeve më të pasura në botë falë të ardhurave që do të grumbullohen nga stadiumi dhe të gjitha aktiviteteve dytësore, që do të happen edhe në ditët kur do të luhet. Dhe në atë pikë, punë e madhe nëse forma e strukturës është ajo që është.
Të tjera
-
Konjufca: Kosova meriton dhe duhet të anëtarësohet pa kushtëzime shtesë në KiE
Në rastin e shënimit të 9 Majit, Ditës së Evropës, kryetari i Kuvendit Glauk ...
-
Takohen O’Brien, Escobar dhe Lajçak, i koordinojnë strategjitë për Kosovën e Serbinë
Asistent Sekretari i Departamentit të Shtetit, Jim O’Brien, ka pritur sot në ...
-
Osmani: Kosova storie suksesi e mbështetjes së SHBA-së, Serbia po punon kundrejt gjithçkaje
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se pati një diskutim përmbajtësor ...
-
Me tupana dhe flamuj, VLEN festë të madhe edhe në Tetovë
Me tupana dhe flamuj, VLEN feston edhe në Tetovë rezultatin zgjedhor për zgj...
-
Këto janë rezultatet nga numërimi i më shumë se gjysmës së votave në zgjedhjet kuvendare në Maqedoninë e Veriut
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e rezultateve të pa...
-
Zyra e BE-së në Kosovë shpall “Evropianin e vitit”
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë për vitin e nëntë radhazi ka ndarë çmimin...
-
Presidencialet në RMV: Siljanovska Davkova po prin ndaj Pendarovskit
Kandidatja për presidente në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silja...
-
BDI shpall fitoren në Tetovë
Sot në Maqedoninë e Veriut, janë mbajtur dy procese zgjedhore. Është zhvil...
-
Holtgen: Kosova nuk është në rendin e ditës së Këshillit të Ministrave të KiE
“Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ar...
-
KSHZ: Zgjedhjet ishin korrekte, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në konferencën e fundit për media ka njoft...
-
Katër të lënduar në një aksident mes një veture dhe një autobusi në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë
Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku të ndodhur mes një veture ...
-
Asociacioni – pritë në rrugën e Kosovës drejt KiE-së
Për t’i mbështetur përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës...