Sport

Stadiumi i Kukësit gati në shtator

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 18 June 2021

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar mëngjesin e sotëm pamjet nga punimet që po zhvillohen në stadiumin e Kukësit.

Ai tha se projekti po vijon me ritme të shpejta, derisa ka njoftuar se në muajin shtator stadiumi pritet që të jetë gati dhe do të jetë me kushte dinjitoze për ekipin e këtij qyteti.

“MIRËMËNGJES dhe me punën që po ecën me ritme të shpejta për stadiumin e ri të Kukësit, që në shtator të jetë gati me kushte dinjitoze për ekipin e qytetit, ju uroj një ditë të mbarë”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera