Sport

Shtyhet përsëri ndeshja historike, Maqedoni e Veriut – Kosovë?

Autori: Gazeta inFokus 19:26 | 29 March 2020

Pas përhapjes së coronavirusit në Evropë, UEFA vendosi që ndeshjet e Play-Offit në Ligën e Kombeve që ishin paraparë të zhvilloheshin në muajin mars të shtyhen për në muajin qershor, shkruan Gazeta inFokus.

Ndeshja historike ndërmjet Maqedonisë Veriore dhe Kosovës ishte caktuar për datën 26 mars, ndërsa me vendimin e ri do të zhvillohet me 4 qershor.

Por, duke parë që coronavirusi çdo ditë e më shumë po përhapet tanimë do të jetë shumë e vështirë që të luhet në qershor.

-Advertisement-

Spekulimet e fundit nga UEFA thonë së dueli mes Maqedonisë Veriore dhe Kosovës do të zhvillohet në muajin shtator në stadiumin ‘Todor Poreski’ në Shkup.

Të gjitha biletat për këtë takim janë shitur dhe nëse zhvillohet më shikues në stadiumin e Shkupit do të jenë të pranishëm 30 mijë tifozë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera