Lajme

“Srpska” i reagon Kurtit: Beogradi është konstruktiv, ja pse s’po marrim pjesë në zgjedhjet lokale

Autori: Gazeta inFokus 17:22 | 23 March 2023

“Lista Serbe” që drejtohet nga Goran Rakiq ka reaguar ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti sa i përket qëndrimit të këtij të fundit për refuzimin e “Srpskas” për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në katër komunat veriore.

Në një komunikatë për media, “Lista Serbe” thotë se lëvizjet e tyre të fundit janë bërë si rezultat i “mosbesimit që serbët e ndjejnë ndaj Kurtit”.

Gjithashtu partia që drejton Goran Rakiq thotë se akuzat e Kurtit se Beogradi zyrtar po përzihet në punët e brendshme të Kosovës s’ka bazë.

-Advertisement-

Përveç tjerash thonë se vendimi i tyre për të mos marrë pjesë në zgjedhje është si rezultat “i dhunës së vazhdueshme insititucionale të ushtruar ndaj serbëve nga regjimi i Albin Kurtit”.

Gjithashtu thonë se vendimi i tyre ka ardhur edhe si rezultat i mospërmbushjes së kushteve të cilat u treguan në momentin kur serbët kishin vendosur të lëshonin insitutucionet e Republikës së Kosovës e që janë krijimi i Asocicacionit dhe largimi i të gjitha forcave speciale nga veriu i Republikës së Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera