Lajme

“S’po ndalen kokorisjet” – Nervozohet Selmanaj në Kuvend: A po i bjen që je kanë me Millosheviqin?

Autori: Gazeta inFokus 23:05 | 02 March 2023

Debat i zjarrtë për dialogun ka vazhduar në Kuvend edhe në orët e vona të natës së sotme.

Teksa deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj fliste, ndaj tij ndërhynë kolegët e tij nga VV, ndërsa një gjë e tillë shkaktoi nervozizëm tek Selmanaj.

“Po e shoh që edhe në orë të vona kokorisjet s’po ndalen”, tha fillimisht ai.

-Advertisement-

Selmanaj tutje kritikoi ashpër Kurtin edhe për shprehjen e kushteve për Asociacionin dhe më pas “harrimin” e tyre kur doli pro planit evropian në Bruksel.

“Më thuni a e ka thanë ky kryeministër që unë nuk e pranoj këtë plan pa këto kushte dhe më thuani cila nga këto kushte kanë reflektuar në këtë dokument.  S’po du mu kthy tek kushtet që i ka pasë më 2008 e 2009, sepse ato janë harru, nuk përmenden”, tha ai.

Selmanaj gjithashtu tha se përderisa Kurti dhe partia e tij akuzonin ish-liderët për “tradhëti”, këtë nuk po e bën opozita e tanishme për Kurtin.

“A po i bjen që në 2008 keni qenë me Koshtunicën, kur Serbia nuk e ka përkrahi planin e Ahtisaarit, a po i bjen që jeni kanë me Millosheviqin, kur jeni kanë kundër Rambujesë”, tha Selmanaj

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera