Lajme

SPJK paralajmëron grevë në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 13:49 | 24 August 2022

Sindikata e Pavarur e Judikaturës së Kosovës (SPJK) është duke bërë përgatitjet për të filluar me grevë.

Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, kryetari i SPJK-së, Bahri Jashari.

Sipas Jasharit, kjo sindikatë përkrahë kërkesat dhe grevën e paralajmëruar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).

-Advertisement-

“SPJK është duke bërë përgatitjet për të filluar me grevë, e që për fillimin e grevës në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë në vend opinioni do të njoftohet me kohë”, ka thënë Jashari.

Ndryshe, më 11 maj 2022, Sindikata e Pavarur e Judikaturës së Kosovës (SPJK), kishte njoftuar se më 12 maj 2022, të gjitha Gjykatat dhe Prokuroritë në Kosovë, do të hyjnë në grevë paralajmëruese.Më 15 mars 2022 kishte filluar greva në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë në Kosovë me kërkesa të njëjta.

Ndërsa, më 21 mars 2022 KGJK ka njoftuar për pezullimin e kësaj greve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera