Lajme

Spitali i Pejës: Mjeku që vdiq pësoi infarkt

Autori: Gazeta inFokus 18:38 | 07 January 2023

Një mjek ka vdekur gjatë orarit të tij të punës në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës këtë të shtunë.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ka thënë se sipas dyshimeve fillestare bëhet fjalë për vdekje natyrale.

Por, Prokurori i Shtetit ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të kontrollohen pamjet e kamerave të sigurisë.

-Advertisement-

“Mirëpo, për t’i hequr te gjitha dyshimet, Prokurori i Shtetit ka kërkuar nga Policia e Kosovës të kontrollohen të gjitha pamjet e kamerave të sigurisë”, tha Nikçi.

Kurse, në lidhje me rastin ka reaguar edhe Spitali i Përgjithshëm i Pejës, ku përmes një njoftimi ka bërë të ditur se mjeku Reshat Emra, ka vdekur nga infrakti, gjatë orarit të tij të punës si kujdestar dite.

“Shumë net pa gjumë e angazhim vetëmohues, ky është angazhimi i Mjekëve qe sakrifikojnë shumëçka për ti shërbyer pacientëve. Në situatë të tillë ishte edhe Dr.Reshati ku në krye të detyrës e gjeti dhe vdekja”, thuhet në reagimin e spitalit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera